Aktualitet

Doktorët shqiptarë në Itali bëhen bashkë dhe i vijnë në ndihmë atdheut në këto çaste të vështira! Spitali virtual: Milano për Shqipërinë

VIDEO
Nisma humanitare e mjekëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali, për Shqipërinë!
Featured image of article: Doktorët shqiptarë në Itali bëhen bashkë dhe i vijnë në ndihmë atdheut në këto çaste të vështira! Spitali virtual: Milano për Shqipërinë Mjekët shqiptarë, pjesë e nismës humanitare.

ITALI– Një grup doktorësh profesionistë shqiptarë, që prej vitesh punojnë dhe jetojnë në Itali, kanë vendosur t’i vijnë në ndihmë bashkëatdhetarëve të tyre, duke ofruar përvojën e tyre në një platform “Milano për Shqipërinë”. Në këtë platformë ato do të jenë të gatshëm për t’ju përgjigjur në çdo moment, me detaje për shëndetin tuaj.

Duke iu gjendur pranë të gjithë njerëzve në nevojë, kjo nismë humanitare është prezantuar nga aktori, Florjan Binaj, ndërkohë që në videomesazh kanë folur disa nga mjekët profesionistë që janë pjesë e kësaj nisme të veçantë.

“MILANO PËR SHQIPĒRINË
Një nismë humanitare nga një grup mjekësh e doktorësh profesionistë që punojnē dhe jetojnë në Itali për tu ardhur në ndihmë vēllezērve dhe motrave tona shqiptarë brënda dhe jashtë atdheut!
Ju lutem shpërndajeni sa më shumë që të ndihmohen sa më shumë në kēto ditë të vështira për tē gjithē njerëzimin!
Faleminderit!”– shkruan Florjan Binaj.

R.L/Dosja.al

Një Koment në “Doktorët shqiptarë në Itali bëhen bashkë dhe i vijnë në ndihmë atdheut në këto çaste të vështira! Spitali virtual: Milano për Shqipërinë

  1. Bravo per kete nis

Shto Koment