Aktualitet

Doktoresha e Kryqit të Kuq flet për gjendjen e Alvinit: Nuk donte të flinte, donte të luante(VD)

Mes të pranishmëve ka qenë dhe doktroesha e Kryqit të Kuq, duke thënë se Alvini nuk flet italisht, por vetëm pak shqip

ITALI- Alvin Berisha tashmë është në Itali, dhe është takuar me babanë e tij. Nga aeroporti i Romës autoritetet italine kanë dhënë një konferencë për mediat, ku kanë sqaruar disa detaje rreth shpëtimit të 11-vjeçarit.

Mes të pranishmëve ka qenë dhe doktroesha e Kryqit të Kuq, duke thënë se Alvini nuk flet italisht, por vetëm pak shqip. “Alvini nuk donte të flinte, donte të luante. Sot mbajtëm premtimin, që babai i tij i tha se do ta sillnim në shtëpi”, u shpreh doktoresha.

Ai është një kamp për jetimët, por Alvini nuk është ashtu, pasi ai ka babanë. Më në fund Alvini u largua nga kampi, arriti në Damask dhe Bejrut. Alvini ishte i buzëqeshur megjithë atë që ka kaluar. Nuk flet më italisht, pak shqip, por mendoj se do ta rikuperojë, pasi familja e tij jeton në Itali. Qëndruam në hotel, ka ngrënë patatina, ka luajtur me telefon, ka qenë shumë i lëvizshëm, tani fillon jeta e tij e re, nuk mendoj se do të jetë e thjeshtë. Alvini nuk donte të flinte, donte të luante. Sot mbajtëm premtimin, që babai i tij i tha se do ta sillnim në shtëpi” – tha ajo.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që mbërtheu para ekranit të gjithë njerëzit anë e mbanë botës pas prej vitesh endej në kampet e Sirisë, teksa i ati e kërkonte dëshpërimisht me zemër në dorë. Ai u shpëtua sot dhe arriti të bashkohej me të atin, Afrim Berisha dhe me dy motrat e tij, falë një operacioni ndërkombëtar që u realizua në bashkëpunim me forcat amerikane, Gjysmë Hënën, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Inteligjencën italiane.

I vogli shqiptar u rrëmbye nga e ëma Valbona Berisha, e cila para pesë vitesh mori Alvinin e vogël dhe u nis drejt Sirisë pa pyetur askënd për t’u bërë bashkë me forcat e ISIS.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment