Aktualitet

Doktor Ilir Alimehmeti: Jam shokuar kur pashë autobusët plot, maska nuk të bën ‘Superman’

I ftuar në studion e “Repolitix”, Alimehmeti shton se ka parë që kishte shumë njerëz brenda në autobus.
Featured image of article: Doktor Ilir Alimehmeti: Jam shokuar kur pashë autobusët plot, maska nuk të bën ‘Superman’ Mjeku Ilir Alimehmeti

TIRANË– Doktor Ilir Alimehmeti është shprehur se është tmerruar ditën e sotme në Tiranë kur ka parë autobusët duke kaluar.

I ftuar në studion e “Repolitix”, Alimehmeti shton se ka parë që kishte shumë njerëz brenda në autobus.

Transporti publik më tmerroi! Ishte një evidencë qarkulluese, kishte shumë njerëz në autobus. Ambienti i mbyllur me shumë njerëz është risku kryesor. Maska është një koncept, maska nuk të bën ‘Superman’ por është linja e fundit e mbrojtjes, distanca është kyçi! Të gjitha masat duhet të zbatohen,”– tha mjeku Alimehmeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment