Politike

“Urime marionetë”, Kërtusha përgëzon Luan Zazën për fitoren e degës së PS-së: Lutu të të mbajnë fijet, se të janë holluar

Në një foto ku shihet fytyra e Zazës në një kukull (marionetë) që lëvizet nga dikush tjetër, Kërtusha e quanpasardhësin e tij ‘zoti marionetë’. Ai e uron me fjalë ironic dhe i thotë Zazës të lutet ta mbajnë fijet sepse i janë holluar.
Featured image of article: “Urime marionetë”, Kërtusha përgëzon Luan Zazën për fitoren e degës së PS-së: Lutu të të mbajnë fijet, se të janë holluar Luan Zaza dhe Ardit Kertusha
Përditësuar:

DURRËS– Ish-kandidati për kryetar të Partisë Socialiste në Durrës ka lënë një mesazh ironik për Luan Zazën, që u zgjodh paraditen e sotme në krye të degës. Në një foto ku shihet fytyra e Zazës në një kukull (marionetë) që lëvizet nga dikush tjetër, Kërtusha e quan pasardhësin e tij ‘zoti marionetë’. Ai e uron me fjalë ironike dhe i thotë Zazës të lutet ta mbajnë fijet sepse i janë holluar.

Urime, urime zoti Marionetë! Fituat me një rezultat tepër te ngushtë. Jeni për t’u lavdëruar se na hoqët mallin e zgjedhjeve të kohës e Partisë-Shtet. Gjithsesi njeriu e kupton që gara përballë vetes tënde ështe ndonjëherë më e vështira. Lutu marionetë që këtë mandat të dytë të të mbajne fijet, pasi duket që janë holluar shumë! Të përgëzoj 🌹”- shkruan Kërtusha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e publikuar nga Ardit Kertusha

Luan Zaza u zgjodh paraditen e sotme në krye se degës së PS-së në Durrës, pasi mori 480 vota.  Kertusha u tërhoq nga gara dy ditë para zgjedhjeve, ndërsa hodhi akuza të rëndë për manipulim dhe ndërhyrje në procesin e votimit nga kandidati rival.

(f.m/r.g /dosja.al)

Shto Koment