Politike

‘Doja ta dija si do pritej në Itali’/ Dërgoi 30 mjekë në Itali, Rama tregon si ia dha lajmin ministrit Di Maio: Ju bëjnë punë apo ndjeheni sikur…?

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se fillimisht e kishte testuar si ide me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliun, për të kuptuar sesi do të pritej në Itali.
Featured image of article: ‘Doja ta dija si do pritej në Itali’/ Dërgoi 30 mjekë në Itali, Rama tregon si ia dha lajmin ministrit Di Maio: Ju bëjnë punë apo ndjeheni sikur…? Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Provokacija” ka folur lidhur me dërgimin e 30 mjekëve në Itali. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se fillimisht e kishte testuar si ide me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliun, për të kuptuar sesi do të pritej në Itali.

Më tej, Rama tha se kishte telefonuar ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio, i cili e kishte pritur me shumë gëzim lajmin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më tha po tallesh? I thashë unë nuk po tallem, por a ju bën punë e prisni mirë apo ndjeheni sikur…? Më tha se do të ishte fantastike se edhe një person u bënte punë. Kështu u organizua dhe u bë. S’kam pasur kurrë kaq mesazhe as për fitore zgjedhjesh saç kam pasur këto orë nga Italia,”-tha Rama.

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment