Politike

Dogjën mandatet/ S’ka më privilegje për opozitën, pas rrogave e dietave për udhëtime s’ka më parkim falas

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se përveç ndërprerjes së rrogave, dietave për udhëtimet, pagesat e faturave të telefonit me kontratë dhe të tjera benefite ekstra, deputetët e opozitës nuk do të lejohen më që të parkojnë para Kuvendit.
Featured image of article: Dogjën mandatet/ S’ka më privilegje për opozitën, pas rrogave e dietave për udhëtime s’ka më parkim falas Deputetet e opozites duke zbritur nga makinat e tyre gjate kohes qe shkonin ne parlament
Përditësuar:

TIRANË- Një javë pasi opozita vendosi të digjte mandatet dhe të linte parlamentin, duket se janë marrë të gjitha masat që efektet e largimit të nisin sa më shpejt.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se përveç ndërprerjes së rrogave, dietave për udhëtimet, pagesat e faturave të telefonit me kontratë dhe të tjera benefite ekstra, deputetët e opozitës nuk do të lejohen më që të parkojnë para Kuvendit.

Më herët, deputetët e opozitës mund të parkonin para Kuvendit me makinat e tyre private pasi target e tyre njiheshin nga Administrata e Parlamentit, por tani jo më.
Duket se ‘lufta e nervave’ ka nisur dhe të dyja palët nuk po lëshojnë litar.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Ky vendim  vjen pas hapit ekstrem të opozitës për të djegur mandatet. Opozita dogji mandatet dhe vendi ka ngelur vetëm me mazhorancë. Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Ky opsion është përjashtuar nga kryeministri Edi Rama.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment