Ekonomi

Doganat kapin në shkelje 10 kompani nafte, mes tyre dhe “Kastrati”. Gjokutaj: Asnjë kompromis

Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokutaj nga periudha kohore 2018- gusht 2019 janë kontrolluar 8 magazina të lira për karburantet me vendndodhje në Porto Romano, Lezhë dhe Vlorë si edhe 3 rafineritë e përpunimit të naftës bruto në Fier, Ballsh dhe Elbasan.

DURRËS- 10 kompani të cilat importojnë dhe përpunojnë naftë, mes tyre edhe ‘Kastrati’ janë gjobitur sot pasi janë gjetur në shkelje pas aksioneve anti-informalitet që po zhvillohet nga Tatimet. Pas gjetjes së këtyre shkeljeve janë shkarkuar nga detyra dhe 5 doganierë mbikqyrës si dhe janë janë thirrur në komisionin disiplinor 9 doganierë të tjerë.

Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokutaj nga periudha kohore 2018- gusht 2019 janë kontrolluar 8 magazina të lira për karburantet me vendndodhje në Porto Romano, Lezhë dhe Vlorë si edhe 3 rafineritë e përpunimit të naftës bruto në Fier, Ballsh dhe Elbasan.

Gjokutaj bëri me dije se janë gjetur në shklelje 10 kompani mes tyre edhe kompania ‘Kastrati Sha’, e cila është vënë në akuza pasi është një ndër koncensionarët e Rurgës së Kombit.

KOMPANITË QË ISHIN NË SHKELJE

-Eoyal Trade Company sha

-Porto Romano Oil sha

-Kastrati sha

-Genklaudis sha

-Europetrol sha

-Eroil sha

-Bolunmez petrol sha

-La Petrolifera Italo – Albanese sha

-Mare Oil Sh.A

-Tosk Energji Sha.

Gjokutaj në deklaratën e tij nga Porto Romano bëri me dije se nga i gjithë procesi i kontrollit rezultuan diferenca për: 752,015 litra karburant dhe 77,451 litra gaz, që kanë një dëm rreth 129 mln lekë.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave ka deklaruar se ky operacion nuk është vetëm për periudhën e verës por do të vijojë. “Ky nuk është një aksion i kufizuar në kohë, por një Plan Operacional Veprimi i vazhdueshëm me objektiv të qartë: asnjë kompromis ndaj informalitetit dhe çdo operatori që do rezultojë me parregullsi. Synimi i vetëm është mbrojtja e biznesit të rregullt dhe e konsumatorëve, duke garantuar që barra fiskale ndahet në mënyrë të barabartë nga të gjithë bizneset dhe taksat e mbledhura shkojnë për shërbime dhe investime për qytetarët“, tha Gjokutaj.

Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Një muaj më parë u shpall në kërkim Paulin Gega, pronari i “Gega Oil” pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal. Po kështu Drejtoria e Tatimeve i vuri shiritin një nga bizneset më të mëdha në vend, “Taivanit” për mungesë të kuponit tatimor. Për këtë arsye u gjobit edhe hotel “Rogneri”. Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se ky aksion nuk do të njohë as të fortë dhe pushtetshëm dhe se askujt nuk do u hapet telefoni por do të zbatohet ligji.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment