Aktualitet

“Mori 150 €”, Policia arreston 37-vjeçarin në Kakavijë: I premtoi një vajze se do e kalonte pa kontroll në doganë

Në një njoftim për mediat nga Policia bëhet me dije se i arrestuari, P. M. vjeç 37 do i merrte shtetases me iniciale A. V., 150 euro.
Featured image of article: “Mori 150 €”, Policia arreston 37-vjeçarin në Kakavijë: I premtoi një vajze se do e kalonte pa kontroll në doganë

GJIROKASTËR– Policia Kufitare në Kakavijë ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili në këmbim të parave do ndihmonte një shtetase që të kalonte kufirin pa u kontrolluar në doganën greke. Në një njoftim për mediat nga Policia bëhet me dije se i arrestuari, P. M. vjeç 37 do i merrte shtetases me iniciale A. V., 150 euro.

Policia Kufitare e Kakavijës ka bashkëpunuar me homologët e saj në tokën greke me qëllim dokumentimin e aktivitetit kriminal të këtij shtetasi“, shtohet më tej në njoftim. 

NJOFTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia Kufitare arreston në flagrancë një shtetas i cili kundrejt fitimit ndihmonte shtetasit që kishin probleme për të kaluar kufirin duke mos iu nënshtruar kontrollit në doganën greke të Kakavijës. Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave të dërguar nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin për rritjen e forcës goditëse ndaj krimeve ndërkufitare me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme, arrestuan në flagrancë shtetasin: P. M. vjeç 37, banues në Kakavijë, Gjirokastër, i cili kundrejt fitimit ka ndihmuar një shtetase shqiptare të kalojë kufirin drejt Greqisë. Ky shtetas do i merrte shtetases me iniciale A. V., 150 euro me qëllim që ta kalonte pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në tokën greke.

Autori prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e Policisë Kufitare, pasi disponohej informacion se përveç punës që kryente në transportin e bagazheve, zhvillonte edhe aktivitet kriminal në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit duke ndihmuar të kalojnë ilegalisht shtetas të ndryshëm shqiptarë si në hyrje edhe ne dalje në doganën greke të Kakavijës. Policia Kufitare e Kakavijës ka bashkëpunuar me homologët e saj në tokën greke me qëllim dokumentimin e aktivitetit kriminal të këtij shtetasi. Veprimet e mëtejshme u kryen nga Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment