Aktualitet

“Do zhdukin gjurmët e do prishin provat”, Artan Hoxha paralajmëron lëvizjet e Hajrëve që kërkohen për vrasjen e Jani Prengës: Do gjejnë gropa në drejtësi

Në një lidhje me Skype në "AbcNews", Hoxha tha se ata do të përfitojnë për të gjetur gropa në sistemin e drejtësisë, për të korruptuar njerëz dhe për të lehtësuar akuzat që kanë mbi kurriz.
Featured image of article: “Do zhdukin gjurmët e do prishin provat”, Artan Hoxha paralajmëron lëvizjet e Hajrëve që kërkohen për vrasjen e Jani Prengës: Do gjejnë gropa në drejtësi Artan Hoxha, Jan Prenga dhe personat e përfshirë në çështjen e Jan Prengës
Përditësuar:

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se Altin Hajri dhe ata që akuzohen për zhdukjen dhe vrasjen e Jani Prengës do ta përdorin në favorin e tyre pandeminë e Covid-19. Në një lidhje me Skype në “AbcNews”, Hoxha tha se ata do të përfitojnë për të gjetur gropa në sistemin e drejtësisë, për të korruptuar njerëz dhe për të lehtësuar akuzat që kanë mbi kurriz.

Bajram Hajri u lirua, ndërkohë që ende nuk është kapur ai që konsiderohet si koak , Altin Hajri. Kjo periudhë do të përdoret nga ata. Autorët dhe ata që janë në kërkim po përgatiten të kundërveprojnë. Ata do të prishin provat, do të zhdukin gjurmët dhe do të gjëjnë gropa në sistemin e drejtësisë. Që do të thotë që do të korruptojnë persona në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që situata e tyre të lehtësohet,”- tha Hoxha ndër të tjera.

65-vjeçari Bajram Hajri, i cili është një prej të dyshuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës u lirua nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me argumentin se është i moshuar dhe i sëmurë me një veshkë.

Ndërkohë në burg në lidhje me zhdukjen dhe vrasjen e Jani Prengës kanë mbetur të akuzuarit e tjerë: Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili, ndërkohë që në kërkim vijon të jetë Altin Hajri. Ndërsa nga grupi i Dukagjinit është vetë-dorëzuar Ardian Doçi ndërsa në kërkim janë: Gentian Doçi, Arjan Doçi, Gentian Bleta, Aldo Majnishta dhe Korado Doda. Të gjithë të arrestuarit, akuzohen për “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “armëmbajtje pa leje”.

PENGMARRJA 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jani (Jak) Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz, dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paundë, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga.

Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment