Aktualitet

Do vizitoni për Pashkë në Shqipëri? Rakacolli PARALAJMËRON: 2 javë karantinë për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia!

VIDEO
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli shtoi se edhe nxënësit e viteve të para dhe të dyta rikthehen në shkollë.
Featured image of article: Do vizitoni për Pashkë në Shqipëri? Rakacolli PARALAJMËRON: 2 javë karantinë për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia! Mira Rakacolli

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se rikthehet karantina e detyruar për të gjithë personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Gjithashtu, në një konferencë për shtyp, ajo shtoi se edhe nxënësit e viteve të para dhe të dyta rikthehen në shkollë.


Ka filluar të ndjehet edhe vaksinimi masiv. Greqia dhe Maqedonia kanë shtim të rasteve dhe viktimave. Sfida e Komitetit është përmirësimi i indikatorëve, duke parashikuar faktorët që mund të ndikojnë në rritjen e tyre. Mosrespektimi s aduhet  i një pjesë e subjekteve politike mund të shkaktojë rritje të numrave në ditët e ardhshme. Po ashtu pashkët janë shënuar me lëvizje nga vendet fqinje. Lëvizjet e vunë vendin në situatë të rëndë, kujtojmë janarin. numrin për rastet e reja e zë Gjirokastra. Mendojmë që nga nesër të vendoset qendrimi në karantinë 2 javorë për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Do ta vlerësojmë pas 2 javësh. Të gjithë nxënësit, mund të fillojnë mësimin e kombinuar,”-tha Rakacolli.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

LAJMI KRYESOR: NDRYSHOJNË MASAT! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Karantinë e detyruar 2 javore për ata që vijnë nga Greqia e Maqedonia! Nxënësit e vitit të I dhe II rikthehen në shkolla. Fico: Vaksinimi është ngadalësuar, shkak Ramazani

(k.m/dosja.al)

Shto Koment