Politike

“Do vinin lekët lumë..”/ Bushati përplaset me Bollinon, analisti: Njerëzit rrinë vetë atje, s’duan të lënë tokat e bagëtitë

Bushati u shpreh se faza e rindërtimit ka nxjerrë zbuluar gënjeshtrat e kryeministrit Edi Rama, pasi në fillim tha se do vinin ‘lekët lum’ e do bëhej çdo gjë në kohë, ndërkohë që nuk është bërë. Ndërsa Bollino tha se shumë prej njerëzve qëndrojnë me dëshirë aty ku u janë shembur banesat, pasi s’duan të lënë bagëtitë.
Featured image of article: “Do vinin lekët lumë..”/ Bushati përplaset me Bollinon, analisti: Njerëzit rrinë vetë atje, s’duan të lënë tokat e bagëtitë

TIRANË– Analistët Andi Bushati dhe Carlo Bollino janë përplasur mbrëmjen e sotme. Të dy, ishin të futar në “Open” dhe po diskutonin në lidhje me mbajtjen ose jo të premtimeve të qeverisë në lidhje me rindërtimin pas 26-nëntorit.

Bushati u shpreh se faza e rindërtimit ka nxjerrë zbuluar gënjeshtrat e kryeministrit Edi Rama, pasi në fillim tha se do vinin ‘lekët lum’ e do bëhej çdo gjë në kohë, ndërkohë që nuk është bërë. Ndërsa Bollino tha se shumë prej njerëzve qëndrojnë me dëshirë aty ku u janë shembur banesat, pasi s’duan të lënë bagëtitë.

Pjesë nga debati:

Andi Bushati: Sot, pas një viti jemi para zbulimit të një gënjeshtre të Ramës. Që gjithçka do mbyllej për një vit, që do vinin lekë lum, se u duk sikur u bë deti kos, do shkonte gjithçka vaj. Tani po duket që ato që tha Rama para një viti janë të parealizueshme ndryshoi dhe diskursi. Pra ne sot jemi në një gënjeshtër, dhe them se dhe po të kishte qeveri tjetër nuk do ishin zgjidhur problemet në 12 muaj, e kam te një gënjeshtra propagandistike

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bollino: 90 përqind janë strehuar dhe pse me qera, ka dhe një pakicë në çadra. Dhe këtë kanë thënë se duan të rrinë për të qenë afër tokave të tyre. Realisht shumë gjëra janë bërë, mbase ai ishte optimizëm i tepruar i Ramës. Por nga burimet e mia që kam ndjekur se ku kanë shkuar paratë e ardhura, problemi kryesor ka qenë pandemia, kjo ka ndikuar në burokracitë e vendeve. Për shembull një shkollë, duhet leje ndërtimi, e cila dy vjet kohë, shkollat janë akoma pa leje, që ose i bëjmë si proces emergjent, se kjo hap shumë punë edhe për korrupsion dhe kjo nuk kalon nga Rama. Prandaj duhet të jemi realist, që këto gjëra duan kohë, nuk mund të flasim pas një viti.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment