Politike

“Do vdesim të djathtë, po na ndihmo, o sot o kurrë!”/ Basha shkon në Velipojë, takon pronarin e marketit, kërkesa e “çuditshme”: Na sill sa më shumë ‘kosovarë’

VIDEO
Fillimisht Basha ka shkuar në një market dhe ka pyetur pronarin e biznesit lidhur me punën dhe të ardhurat ekonomike. Ndërsa ai i ka kërkuar kryetarit të PD-së sa më shumë turistë nga Kosova. 
Featured image of article: “Do vdesim të djathtë, po na ndihmo, o sot o kurrë!”/ Basha shkon në Velipojë, takon pronarin e marketit, kërkesa e “çuditshme”: Na sill sa më shumë ‘kosovarë’ Lulzim Basha në Velipojë

VELIPOJË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar paraditen e sotme në Velipojë, ku edhe ka parë nga afër punën e bizneseve në një kohë kur në vend ka nisur sezoni turistik. Fillimisht Basha ka shkuar në një market dhe ka pyetur pronarin e biznesit lidhur me punën dhe të ardhurat ekonomike. Ndërsa ai i ka kërkuar kryetarit të PD-së sa më shumë turistë nga Kosova.

Më pas, gjatë shëtitjes së tij në Velipojë, Basha është ndalur edhe nga një qytetare, e cila pasi i ka shprehur bindjen e saj të djathtë ka kërkuar ndihmë me pretendimin se qeveria e kryeministrit Edi Rama po i rrënon ekonomikisht.

PJESË NGA BISEDA: 

Basha: Kam mbërritur për një seri takimesh me biznesin e vogël. Kam nisur bashkëbisedimin për gjendjen në përgjithësi. Ju përshëndes, ju përshëendet edhe Pali, edhe Klaudia. Pyetja e parë që i bëra është sesi ishte gjendja, pyesim të zotin e punës.

Klaudia: Unë punoj me turne, është dukshëm më e vogël xhiroja.

*ndërhyn Pali

Basha: Si thua Pal?

Pali: Na ndihmoni, na sillni kosovarë, turista

Basha: Sot takoj Hotin, do të bëjmë të m8undur që qytetarët nga Kosova ta kenë sa më të lehtë për të ardhur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pali: Është 50% më pak xhiro, se burimet i kemi në turizëm. Ishalla na ikën ky koronavirusi.

Basha: Pa dyshim! Por ka edhe viruse të tjerë që duhen larguar. Si psh. taksa e rrugës së kombit. Kushton lekë ajo. Plazhet janë bosh, edhe Velipoja bosh është.

Pali: Po, po. Bosh!

Basha: 240 lekë taksa që është vendosur mbi karburantin do të hiqet dhe taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet.Nga 140 mln lekë të vjetra do jenë biznes i vogël. Biznesi i vogël do të ketë vetëm një taksë, 0.5% të xhiros do të jetë taksa për biznesin e vogël që do ti shkojë buxhetit vendor. Duke ndihmuar sipërmarrjen e vogël ne i kemi dhënë oksigjen pjesës më të madhe të ekonomisë. Ramavirusi i përvishet me bulldozerë vijës bregdetare. Njerëzit të ardhurën e vetme kanë pak muaj turizëm.

Qytetaja: Na ndihmo, o sot o kurrë.

Basha; Do kthehem për pak.

Qytetarja: Unë jam demokrate, na vëjnë taksa për hotelin. Unë hotel s’kam. Unë kam qënë demokrate, dhe demokrate do vdes. Na ndihmo o sot o kurrë. Ishalla na ndihmon.

Basha: Ja e shikoni trishtimin e njerëzve. Ka revoltë nga pas, siç e shikoni.

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment