Aktualitet

“Do t’ju rrjep për së gjalli”, shpallen në kërkim dy radikalët katolikë, refuzonin myslimanët në Shqipëri (Video)

Dy të rinjtë u shfaqën në videon e publikuar disa ditë më parë nga media kosovare Insajder dhe dëgjoheshin teksa shprehnin urrejtjen ndaj myslimanëve kosovarë dhe maqedonas, të cilët zgjehdin t'i kalojnë pushimet pranë bregdetit shqiptar. 

TIRANË– Dy persona janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për nxitjeje urrejtjeje dhe grindjeje. Bëhet fjalë për radikalë fetarë të identifikuar si A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe Luigj Marku, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë të cilët në një video të publikuar në rrjetet sociale ofendonin myslimanët. 

Dy të rinjtë u shfaqën në videon e publikuar disa ditë më parë nga media kosovare Insajder dhe dëgjoheshin teksa shprehnin urrejtjen ndaj myslimanëve kosovarë dhe maqedonas, të cilët zgjehdin t’i kalojnë pushimet pranë bregdetit shqiptar. 

Me një fjalor fyes, dy radikalët kërkonin që myslimanët të mos vinin më në Shqipëri, përkundrazi do t’i dhunonin. 

Do ju q*** nanën tanë myslimanëve të Maqedonisë, tanë myslimanëve të Kosovës, me bo me i pa atje në plazh në Velipojë e në zonat e Shqipërisë, bash si cjapi që ju ka rrjep serbi, e kush ju ka rrjep te tanë, turku, e ju ka q*** turku, ju q*** familjen, do t’ju rrjep për së gjalli. Jeni racë e flliqt, jeni kancer i globit”- dëgjohet teksa thotë njëri prej radikalistëve katolik i quajtur Luig Marku.

Ndërsa Zefi dëgjohet teksa thotë: Mysliman të Maqedonisë dhe Kosovës do t’ju rrjepim, s’keni vend në trojet tona, po ju zum në plazh do t’ju q*** motrën, do t’ju mysim.

Videot e publikuara nga Insajder

Njoftimi nga Drejtoria e Antiterrorit

Nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronike dhe konkretisht në portalin “Insajderi” ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë :

A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe.

L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.

Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të goditur çdo aktivitet të kundra ligjshëm dhe për siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit shqiptar apo të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

Kombi shqiptar mbështetet mbi vlerat e tij historike të lirisë, paqes me fqinjët dhe kombet e tjera, bashkëjetesës dhe harmonisë ndër fetare.
Këto janë vlera qytetëruese që rrezatojnë në botë dhe kontribuojnë në të ardhmen evropiane të rajonit.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në ““Do t’ju rrjep për së gjalli”, shpallen në kërkim dy radikalët katolikë, refuzonin myslimanët në Shqipëri (Video)

  1. Kjo esht ftyra e verrete e katolicizmit mentalitet inkuzicionit po’ kta vec k… Munen me na hanger sen tjeter smunen me na ba

Shto Koment