Politike

“Do t’i ha veshin”/ Kryemadhi risqaron deklaratën e bujshme për Ramën: Ata të Rilindjes e kanë në krevat, unë e kam në ring

E pyetur nga gazetari Bledian Koka, Kryemadhi bëri dallimin mes kafshimit nga Rilindasve dhe se çfarë donte të thoshte ajo me atë deklaratë.
Featured image of article: “Do t’i ha veshin”/ Kryemadhi risqaron deklaratën e bujshme për Ramën: Ata të Rilindjes e kanë në krevat, unë e kam në ring Monika Kryemadhi

TIRANË– “Do ti ha veshin Ramës”. Deklarata e fortë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi gjatë protestës pas shembjes së Teatrit Kombëtar u sqarua mbrëmjen e sotme në Syri TV, në emisionin “Çim Peka LIVE”.

E pyetur nga gazetari Bledian Koka, Kryemadhi bëri dallimin mes kafshimit nga Rilindasve dhe se çfarë donte të thoshte ajo me atë deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ka dy lloj kafshimesh. Këta të rilindjes e kanë te krevati, unë e kam në ring. Rama e di shumë mirë çdo të thotë të përplasesh me Monikën. Unë jam kundër dhunës fizike. Rama nuk mundet me armë, as me para. Të gjitha paratë e drogës, edhe kur ishte me ne, do ta mundim me votë. Unë kam për detyrë të bëj maksimumin”, tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment