Rajoni

Do të votohet nesër në Kuvend, LDK nis mbledhjen për caktimin e ministrave të qeverisë Hoti

Lëvizja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen për caktimin e ministrave të qeverisë Hoti.
Featured image of article: Do të votohet nesër në Kuvend, LDK nis mbledhjen për caktimin e ministrave të qeverisë Hoti Kryesia e LDK

KOSOVËLëvizja Demokratike e Kosovës ka nisur mbldhjen në kryesinë e partisë. Nga kjo mbledhje pritet të dalin propozimet për emrat e ministrave të rinj, që do të jenë pjesë e qeverisë së re të Kosovës. Nesër ndërkohë në orën 11, do të mbahet seanca për votimin e qeverisë, ku pika e vetme e rendit të ditës, do të jetë votimi i qeverisë.

Emrat e deritanishëm për kabinetin e ri qeverisës

Driton Selmanaj – Posti i zëvendëskryeministrit

Minsitri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa – Posti i Ministrit të Integrimit

Anton Quni – Posti i Ministrit të Mbrojtjes

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Valbon Krasniqi – Posti i Ministrit të Shëndetësisë

Ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese, publikoi aktgjykimin dhe ua dorëzoi palëve, duke i hapur rrugë formimit të qeverisë. LDK pritet të formojë qeverinë e re në koalicion me AAK, nisëm Socialdemokrate dhe minoritetet, ndërsa AKR e Behgjet Pacollit ka deklaruar se do ta votojë qeverinë e re, por nuk do të bëhet pjesë e saj.

Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë presidentit, Hashim Thaçi, për dekretimin e Avdullah Hotit si kryeministër të Kosovës. Në gjykimin e saj, Kushtetuesja vlerësoi të ligjshëm caktimin e përgjegjësisë për Hotin, për formimin e qeverisë, duke rrëzuar kërkesën e Vetëvendosjes për zgjedhje të parakohshme.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment