Bota

Vendos që të zbulojë të gjitha rastet e Covid-19, Çekia do të testojë 27,000 njerëz për dy javë

Ky lajm është bërë me dije nga Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech, i cili ka thënë se në gjithë Çekinë do të testohen 27,000 njerëz nisur nga e enjtja për dy javët e ardhshme.
Featured image of article: Vendos që të zbulojë të gjitha rastet e Covid-19, Çekia do të testojë 27,000 njerëz për dy javë Foto Ilustruese

ÇEKI- Republika Çeke ka vendosur se do të fillojë testimin e të gjithë popullsisë për të zbuluar personat me koronavirus.

Ky lajm është bërë me dije nga Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech, i cili ka thënë se në gjithë Çekinë do të testohen 27,000 njerëz nisur nga e enjtja për dy javët e ardhshme.

Ai ka njoftuar se studimi do të kryehet në pjesë të ndryshme të këtij vendi. Popullata e testuar do të përfshijë vullnetarë dhe një grup të zgjedhur të njerëzve që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Rezultatet do të bëhen publike në fillim të majit dhe pritet t’iu ndihmojnë autoriteteve për të planifikuar heqjen e masave të izolimit, të cilat janë marrë për të parandaluar pandeminë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas shifrave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në Republikën Çeke, 6,914 persona janë infektuar me koronavirus dhe 196 kanë humbur jetën.

Burimi: kusi

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment