Politike

‘SMS-të e Ramës’/ Gjuzi nxjerr kërcënimet: Mos u vish më kështu se do të të heq zvarrë, turp, burrë me mustaqe!

  • Gjuzi shfaq ‘dashurinë’ për Berishën: Në 2 të natës i rri roje tek shtëpia
  • DALIN mesazhet kërcënuese, ja fjala fyese që Edi Rama i dërgoi Kujtim Gjuzit
  • Kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ka treguar "live" mesazhet kërcënuese që sipas tij ia kishte dërguar kryeministri Edi Rama.
    Featured image of article: ‘SMS-të e Ramës’/ Gjuzi nxjerr kërcënimet: Mos u vish më kështu se do të të heq zvarrë, turp, burrë me mustaqe! Kujtim Gjuzi

    TIRANË– Deputeti i Kuvendit, Kujtim Gjuzi i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv ka publikuar mesazhet kërcënuese që sipas tij ia ka dërguar kryeministrit Edi Rama.

    Sipas Gjuzit, ai ishte sulmuar për shkak të veshjes së tij, ndërsa kreu i Partisë Konservatore i kishte shkruar se po bënte një gabim të madh.

    Mesazhi i Ramës: Shih ulësen e Kuvendit dhe mos më ço mu mesazhe të tilla se është turp për një burrë me mustaqe për ty të bëjë palaçon. Nëse vjen edhe njëherë i veshur si **** (s’më bën goja ta them fjalën) jo vetëm si LGBT, më ka thënë një fjalë tjetër do të të nxjerr zvarrë nga Parlamenti. Dhe unë kisha veshur vetëm një xhakovendo, kisha xhinse po. 

    Më pas Gjuzi ka zbardhur edhe mesazhin që ai i kishte dërguar si kundër-përgjigje.

    “Edo nëse ky është numri juaj, ju keni bërë një gabim të rëndë që keni kërcënuar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë. Kujdes se mua nuk më pika-pika.”

    Pas mesazheve, Gjuzi ka rikontaktuar Ramën pasi sipas tij numri kishte dalë në emër të tij por në fund shprehet se pret verdiktin final nga Prokuroria.

    Shiko mos ka tallur dikush ndenjësen me ty. Unë kërkova në sistem dhe rezultonte në emër të tij. Tani do ta gjej Prokuroria dhe Arta Marku. Ndoshta ia ka lënë telefonin me mirëbesim. Këtë nuk do ta gjej unë, por Prokuroria. Kam 10 ditë që kam dorëzuar kallëzimin penal. Do të ta jap ta lexosh mesazhin dhe nëse nuk është kështu unë do të jap dorëheqjen,”-tha Gjuzi.

    Disa javë më parë deputeti i opozitës u shfaq në Kuvend në versionin “sport” i veshur me një këmishë dhe me xhinse. Menjëherë pas kritikës së bërë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Gjuzi shkoi të ndërrohej duke riveshur kostumin e tij.

    (k.m/dosja.al)

    Një Koment në “‘SMS-të e Ramës’/ Gjuzi nxjerr kërcënimet: Mos u vish më kështu se do të të heq zvarrë, turp, burrë me mustaqe!

    1. Po kto çpaten ?? Ishin mire. Nje brum nje kallep nje pal mend !? Spo merret vesh puna e ktyne Pulastrenave

    Shto Koment