Rajoni

“Do të quhet ‘fundi i dhjetorit’”/ Baton Haxhiu: Vetëm Thaçi ka mbetur pa u ftuar nga Gjykata Speciale

Baton Haxhiu ka deklaruar se se vetëm Hashim Thaçi ka mbetur pa u ftuar nga Gjykata Speciale. Ai ka theksuar më tej se Kadri Veseli është i parafundit.
Featured image of article: “Do të quhet ‘fundi i dhjetorit’”/ Baton Haxhiu: Vetëm Thaçi ka mbetur pa u ftuar nga Gjykata Speciale

Kosovë- Baton Haxhiu ka deklaruar së fundmi se vetëm Hashim Thaçi ka mbetur pa u ftuar nga Gjykata Speciale, ndërsa sipas tij Kadri Veseli është i parafundit.

“Realisht befasi është tërë procesi dhe ftesat për një shumicë liderësh. Është ftesë e paralajmëruar se do të ndodhë dhe ajo që quhej ‘fundi i dhjetorit’  ose fundi i ftesave sepse deri tash ka mbetur vetëm një i paftuar: Hashim Thaçi. Të gjithë të tjerët janë intervistuar o presin të intervistohen. Nuk ka lider të UÇK-së që nuk është ftuar e intervistuar. Ka të atillë që nuk kanë treguar, 2-3 prej tyre. Ka mbetur pa ftesë vetëm Hashim Thaçi. Të gjithë të tjetër janë intervistuar. E di se ftesat dhe intervistat kanë përfunduar. Ajo që di unë që Kadri Veseli është i parafundit në numrin e ftesave për liderët politikë”., është shprehur ai.

Më tej për Gjykatën Speciale ai ka deklaruar se nuk është krijuar për njerëz të thjeshtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë kam qenë kundër kur është formuar dhe votuar. Është padrejtësi e madhe që na bëhet neve. EULEX dhe të tjerët kanë pasur pafuqi për t’u marrë me rastet. Kur është e pafuqishme drejtësia e brendshme bëhet diçka çfarë është kjo”, ka deklaruar ai.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment