Rajoni

Do të qëndrojë për dy javë në izolim, ja kujt ia ka deleguar Hoti udhëheqjen e qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas infektimit nga COVID-19, ia ka deleguar udhëheqjen e qeverisë, zv.kryeministres, Albulena Balaj-Halimaj.
Featured image of article: Do të qëndrojë për dy javë në izolim, ja kujt ia ka deleguar Hoti udhëheqjen e qeverisë Avdullah Hoti

KOSOVË- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka bërë me dije, se kryeministri Avdullah Hoti, pas infektimit nga COVID-19, ia ka deleguar udhëheqjen e qeverisë, zëvendëses së tij nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj.

Sot (kryeministri) e ka autorizuar zv.kryeministren nga radhët e Nismës për ta udhëheq qeverinë në këto kushte të jashtëzakonshme, por bashkë do t’ia dalim”, ka thënë Krasniqi në televizionin Frontal.

Albulena Balaj-Halimaj

Ndërkohë Këshilltari për media i Hotit, Xhavid Beqiri, ka mohuar se delegimi i detyrave lidhet me përkeqësimin e gjendjes së kryeministrit. Më tej ai ka shtuar, se Hoti do të punojë nga shtëpia për dy javë, ndërsa zbulon se përveç kollës, kryeministri nuk ka asnjë simptomë tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjendja e kryeministrit është e mirë. Ai po vazhdon që ta koordinoj punën e Qeverisë nga shtëpia, por vendimet që merren duhet t’i nënshkruajë dikush dhe në mbledhjen e fundit i ka nënshkruar zëvendëskryeministrja, por që këto vendime mund t’i nënshkruajnë edhe zëvendëskryeministrat e tjerë. Përveç kollit, nuk ka ndonjë simptomë tjetër kryeministri. Ai është në izolim për dy javë dhe gjatë kësaj kohe do të koordinojë punën nga shtëpia”, ka thënë Beqiri për “Gazeta Express”.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment