LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Do të publikoj videot…’, komandoja i Zall-Herrit ndjek këmba-këmbës ish-të dashurën, infermierja fliste në Faceboo

27 Maj 2020, 11:00 Nga DOSJA
‘Do të publikoj videot…’, komandoja i Zall-Herrit ndjek

E ndoqi këmba-këmbës. E priti sa përfundoi punën. E priti poshtë shtëpisë… Këto janë përshkrimet për të dyshuarit që përndjekin partnerët apo ish-partnerët me shpresën se do rikthehen sërish në raport. Por në pandeminë e Covid-19 vepra e përndjekjes ka qenë një nga krimet që kanë shënuar një ulje të ndjeshme. Kjo rënie e konsiderueshme pohojnë ekspertët e policisë për gazetën “Si” lidhet drejtpërdrejt me lëvizjet e kufizuara të qytetarëve përgjatë muajve mars dhe prill.

Por teksa përndjekja është një nga krimet e pasionit që regjistron edhe katër denoncime në ditë në kryeqytet, gjithsej nga marsi deri në fillim të majit në Tiranë kjo vepër kapi pragun minimal. Janë shënuar gjithsej tri denoncime për përndjekje konfirmoi një zyrtar i Drejtorisë Qendrore të Policisë Tiranë. Natyrisht që rënia e këtij krimi shikohet si një nga efektet që erdhi nga karantinimi, edhe pse ndërkohë priten kallëzime pas kthimit të ngadaltë në normalitet dhe ku nuk përjashtohet që ky krim të jetë konsumuar në një formë tjetër. “Ne dyshojmë, shpjegoi një nga hetuesit e përndjekësve, se ata nuk kanë hequr dorë dhe mund të kenë përdorur teknikat virtuale, duke kanosur përmes mesazheve telefonike, telefonatave apo edhe rrjeteve sociale”. Por sidoqoftë përndjekësi klasik nuk preferon të lërë gjurmë, ndaj dhe ai ndjek kontaktin fizik të përndjekjes këmba-këmbës, duke sjellë ankth dhe frikë tek ish-partneri. E ndërsa pandemia i ka mbyllur në shtëpi, këtë fat nuk e kanë pasur ata që për shkak të punës ishin të lirë të dilnin dhe nuk u kërkonte llogari askush.

Ankesa për përndjekje u regjistrua nga një infermiere që udhëtonte çdo ditë për në punë. Ai që e ndiqte dhe që i lutej të rikthehej me të është një ushtarak, i cili nuk kishte problem për fashat e lëvizjes, pasi ai ishte mes njerëzve që kontrollonin qytetarët gjatë karantinës. Denoncimi u dorëzua nga D.S pranë komisariatit numër tre, ndërsa i kallëzuar është A. L, me detyrë komando në Zall Herr. Çifti ishte i lidhur për katër muaj, pasi ishin prezantuar nga miq të përbashkët. Por më pas ushtaraku zbuloi rastësisht se e dashura e tij përmes llogarisë në Facebook komunikonte edhe me persona të tjerë. Ai i kërkoi llogari partneres se përse komunikonte me meshkuj të tjerë, por vajza iu përgjigj se kjo sjellje ishte xhelozi e pakontrolluar.

“E frikësuar u distancova prej tij dhe më pas u ndava pasi kuptova që është xheloz” tregon infermieria. Por ky vendim nuk është pritur mirë nga ushtaraku që fillimisht nisi ta kërcënojë se do i publikonte videot që i kishte gjetur në inbox-in e Facebook. Infermieria i çaktivizoi të gjitha llogaritë e Facebook dhe Instagram. Një ditë kur infermierja po vraponte të kapte autobusin e vendosur në dispozicion të mjekëve për pandeminë, ish i dashuri i doli në rrugë. “Më ndaloi dhe më tha se do publikonte videon dhe disa foto që kishte siguruar nga komunikimi im me dikë tjetër. Aty u binda se ai mund ta bënte këtë gjë dhe ndjekja që po më bën çdo ditë më ka shkaktuar stres”, mbyll kallëzimin 24-vjeçarja.

Burimi i policisë shpjegon për gazetën “Si” se kanë thirrur dhe pyetur ushtarakun. Ai mohon ta ketë përndjekur, duke shtuar se e kishte takuar ish të dashurën krejt rastësisht në rrugë, pasi ai kishte mbyllur turnin dhe po kthehej në këmbë në shtëpi. E përshëndeta pasi ishim vetëm unë dhe ajo në rrugë dhe nuk mund ta shmangia, ne kemi qenë të dashur. Por ajo ka frikë nga unë, mbase është keqkuptuar dhe mendon që po e përndjek, – deklaroi i riu, që pavarësisht pretendimit të tij, emri iu përcoll në prokurori për akuzën e përndjekjes. Marrë nga Gazeta si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perndjekje ne tirane ushtaraku ne zall her perndjek te dashuren perndjekje ne tirane ushtaraku ne zall her perndjek te dashuren

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni