Bota

Do të vlerësojë kandidaturat e demokratëve në Kongres, Biden zgjedh si zëvendëse të tij një grua me ngjyrë

Joe Biden, kandidati i mundshëm i demokratëve për president të SHBA, ka zgjedhur një grua me ngjyrë si bashkëpunëtoren e tij. Kamala Harris do të bashkëpunojë me Biden për zgjedhjen e kandidatëve demokratë në Kongres.
Featured image of article: Do të vlerësojë kandidaturat e demokratëve në Kongres, Biden zgjedh si zëvendëse të tij një grua me ngjyrë Joe Biden dhe Kamala Harris

SHBA-Joe Biden, kandidati i mundshëm për president i demokratëve, ka zgjedhur Kamala Harris, si zëvendësen  e tij. Prej muajsh komiteti kreu disa intervista përpara se të prezantonte një listë finalistësh ish-zv presidentit.

Biden dhe Harris do të vlerësojnë kandidaturat e demokratëve, gjatë kongresit të partisë, që do të mbahet virtualisht javën e ardhshme.

Shoqata për Zhvillimin e Njerëzve me Ngjyrë, (NAACP), e ka quajtur moment të rëndësishëm në historinë e USA, përzgjedhjen e Harris pranë Biden.

Derrick Johnson, CEO i NAACP është shprehur, se gratë me ngjyrë kanë qenë në krye të lëvizjeve për të unifikuar shoqërinë. Më tej ai ka shtuar, se vendimi thyen barrierat historike dhe vjen në një kohë kur amerikanët me ngjyrë po përballen me rrezikun nga kriza e COVID-19 dhe rritja e racizmit.

Thyen barrierat historike. Vjen në një moment kur amerikanët me ngjyrë po kërcënohen nga kriza shëndetësore dhe rritja e racizmit“, u shpreh Johnson.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Johnson thekson, se nuk mbështet asnjë parti, por vlerëson domethënien e kësaj përzgjedhjeje.

Ne nuk mbështesim asnjë parti, ne njohim rëndësinë e këtij momentin dhe atë që do të thotë për këtë komb“, vijoi ai.

Marrë nga CNN

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment