Sport

Do të mungojë në derbi, Bonucci infektohet me Covid-19 dhe izolohet në shtëpi

"Pasi është kthyer nga grumbullimi i ekipit kombëtar italian, ai këtë mëngjes iu nënshtrua një testi molekular diagnostikues për Covid-19, i cili ishte pozitiv”
Featured image of article: Do të mungojë në derbi, Bonucci infektohet me Covid-19 dhe izolohet në shtëpi

ITALI – Pas infektimit të mbrojtësit turk, Merih Demiral dhe izolimit të tij larg ekipit, skuadra e Juventusit ka marrë një tjetër lajm të keq, atë të infektimit me Covid-19 të qendërmbrojtësit Leonardo Bonucci.

“Leonardo Bonucci, pasi është kthyer nga grumbullimi i ekipit kombëtar italian, këtë mëngjes iu nënshtrua një testi molekular diagnostikues për Covid-19, i cili ishte pozitiv, – lexohet në shënimin e klubit të Juventusit. Mbrojtësi është izoluar menjëherë dhe pritet të mungojë në derbin ndaj Torinos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Trajnerit Andrea Pirlo, tani i duhet të bëjë pa dy qendërmbrojtësit e ekipit në një fazë të delikate të kampionatit, pasi ndodhet në vendin e tretë në Seria A, me pikë të konsiderueshme larg zikaltërve të Interit.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment