Politike

“Do të largoheni nga posti i ministrit?/ Sandër Lleshaj nuk u kthen përgjigje gazetarëve në Kukës: S’kam ardhur për çështje politike

VIDEO
Lleshaj ka deklaruar para gazetarëve se në Kukës nuk ka shkuar të folur për çështje politike.
Featured image of article: “Do të largoheni nga posti i ministrit?/ Sandër Lleshaj nuk u kthen përgjigje gazetarëve në Kukës: S’kam ardhur për çështje politike Sandër Lleshaj

KUKËS- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë e prezantimit të Forcave “Shqiponja” në Kukës. Pas kësaj ceremonie, Lleshaj nuk preferoi të flasë para gazetarëve për largimin e tij si drejtues politik i qarkut të Lezhës, por edhe për “gojët e liga”,  se ai do të largohet nga posti i ministrit. Lleshaj u është përgjigjur shkurt gazetarëve:” Nuk kam ardhur këtu për çështje politike”.

Biseda: 

Gazetari: Flitet që ju do të largoheni nga posti i ministrit të Brendshëm?

Lleshaj: Ja unë po largohem tani. (e kishte fjalën, që po largohet nga ceremonia)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazetari:Pse u larguar si drejtues Politik nga qarku i Lezhës?

Lleshaj: Nuk kam ardhur këtu për çështje politike.

Pak ditë më parë Partia Socialiste bëri publike emrat e drejtuesve të qarqeve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të 2021. Vendin e Sandër Lleshajt në Lezhë e zuri Lindita Nikolla. Ndërsa, vetë Edi Rama ka preferuar të drejtojë qarkun e Durrësit. Kryeministri ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të marrë 74 mandate.

J.V/Dosja.al

Shto Koment