Bota

Do të kushtojë vetëm 3 dollarë/ Argjentina pranë vaksinës për COVID-19, do të prodhohen 400 milionë doza

Drejtori i firmës farmaceutike mAbxience, deklaroi se  parashikon që produkti i përfunduar mund të shpërndahej në Amerikën Latine mes muajit prilli dhe maj, të vitit të ardhshëm. Sipas tij, vaksina do të kushtojë deri në 3 dollarë amerikanë.
Featured image of article: Do të kushtojë vetëm 3 dollarë/ Argjentina pranë vaksinës për COVID-19, do të prodhohen 400 milionë doza Foto ilustruese

ARGJENTINË– Pandemia e koronavirusit ka bërë që qindra komopani dhe grupe të eskpertëve të shëndetësisë të punojnë për krijimin e një vaksine kundër Covid-19.

Ndërkohë mediat huaja kanë shkruar se një firmë argjentinase po punon për prodhimin e 400 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 nën kujdesin e kompanisë AstraZeneca dhe se do të fillojë transportin e substancave aktive të produktit në Meksikë për të përfunduar të gjithë ciklin e vaksinës efektive kundër këtij virusi vdekjepurës.

Sa i përket kësaj çështje drejtori i firmës farmaceutike mAbxience, deklaroi se  parashikon që produkti i përfunduar mund të shpërndahej në Amerikën Latine mes muajit prilli dhe maj, të vitit të ardhshëm. Sipas tij, vaksina do të kushtojë deri në 3 dollarë amerikanë.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një vaksinë kundër Covid-19 është aprovuar nga Presidenti rus, Aleksandër Putin i cili i ka siguruar qytetarët ta përdorin pasi sipas tij, vaksinën “Sputinik V” e ka marrë edhe vajza e tij. Por në fakt pretendimi i liderit rus rezultoi i rremë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 21,357,890 persona. Ndërkohë 763,387 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 14,151,766 qytetarë.

Burimi: Nytimes

A.C/Dosja.al

Shto Koment