Politike

Do të kandidojnë për kryetar bashkie, 5 socialistë pritet të dorëzojnë mandatin. Kush i zëvendëson (Emrat)

Pesë deputetë që pritet të kandidojnë për kryetar Bashkie nga Partia Socialiste janë: Flamur Golemi, Pjerin Ndreu, Nuri Belba, Alket Hyseni dhe Lindita Nikolla.
Featured image of article: Do të kandidojnë për kryetar bashkie, 5 socialistë pritet të dorëzojnë mandatin. Kush i zëvendëson (Emrat) Parlamenti pa opozitën

Përfshirja e disa deputetëve te PS-se në garën për kryetarë bashkie do të çojë në dorëzimin e mandatit të tyre para nisjes zyrtare të fushatës.

Ata do të pasohen nga emrat vijues të listës së kandidatëve në qarqet respektive. Rakip Suli, deputet i Qarkut të Tiranës, do të zëvendësohet nga Eljo Hysko, kryetar i Forumit Rinor Eurosocialist.

Deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, do të zëvendësohet nga Laert Duraj, aktualisht drejtor i Postës Shqiptare. Ilir Xhakolli, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Pogradecit, do të zëvendësohet nga Ardit Konomi, ish-prefekt i Qarkut të Korçës.

Pjerin Ndreu për Bashkinë e Lezhës do të zëvendësohet nga Adriana Jaku, e katërta e listës pas Lindita Nikollës. Zonja Jaku, aktualisht është zëvendësministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale që nga tetori i 2017- ës.

Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Nuri Belba, i cili do të kandidojë për bashkinë Përrenjas, do të zëvendësohet nga Desantila Tahiraj. Nëse do të kandidojë për Bashkinë e Sarandës, deputeti i Qarkut Vlorë, Alket Hyseni, do të zëvendësohet nga Elona Hodaj(Kurti).

Marrë nga Panorama

Shto Koment