Sport

“Do të ishte mirë të rrëzonim mbretërimin e Juves”, Conte “pickon” keq ish-skuadrën: Me këtë ritëm Inter do të ishte…

Në sfidën e prapambetur nga java e 27, zikaltrit mposhtën skuadrën nga Reggio-Emilia me shifrat 2-1 në “San Siro’, duke regjistruar kështu fitoren e 10 radhazi, ose të gjithë ndeshjet e luajtura në fazën e dytë
Featured image of article: “Do të ishte mirë të rrëzonim mbretërimin e Juves”, Conte “pickon” keq ish-skuadrën: Me këtë ritëm Inter do të ishte… Antonio Conte

MILANO-Inter nuk shkëlqeu ndaj Sassuolos, por vijon të fitojë dhe të thellojë diferencën me ndjekëset, pasi tani e sheh veten plot 11 pikë larg Milanit të vendit të dytë. Në sfidën e prapambetur nga java e 27, zikaltrit mposhtën skuadrën nga Reggio-Emilia me shifrat 2-1 në “San Siro’, duke regjistruar kështu fitoren e 10 radhazi, ose të gjithë ndeshjet e luajtura në fazën e dytë. Në fund të takimit trajneri i Interit Antonio Conte u shfaq i lumtur.

“Me këtë mentalitet, me këtë qëndrim, mbase do të ishim akoma në Champions League. Ka ndeshje si kjo në të cilën përballesh me ekipe që kanë pak për të kërkuar nga kampionati dhe vijnë këtu për të luajtur futboll – vazhdoi trajneri i Interit. – Janë ndeshje të rëndësishme për ne që dëshmojnë sesi ekipi po rritet. Tani çdo ndeshje vlen 6 pikë, është një tullë e rëndë për t’i bërë kundërshtarët të kuptojnë se ne duam të jemi seriozë deri në fund – shtoi tekniku – Për çdo fitore ka kënaqësi, përpjekje, ne po përpiqemi të bëjmë diçka të mirë për një klub që nuk ka fituar për dhjetë vjet”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do të ishte mirë të rrëzonim mbretërinë e një ekipi që ka fituar për nëntë vjet, por është e pashmangshme që nga fillimi i kampionatit deri në fund të ketë tension, sepse topi është i rëndë”! Përfundon trajneri i Interit.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment