Sport

Do të financonte Super League, banka amerikane Jp Morgan i thotë lamtumirë aktivitetit: Do të mësojmë nga ky gabim!

Jp Morgan ishte financuesi kryesor i projektit, me një disbursim të madh parash parashikuar në 3.5 miliardë euro për 12 skuadrat që do të merrnin pjesë në kompeticionin e ri.
Featured image of article: Do të financonte Super League, banka amerikane Jp Morgan i thotë lamtumirë aktivitetit: Do të mësojmë nga ky gabim! Jp Morgan

EUROPË-Jp Morgan, banka amerikane braktis projektin e Super League: ” Ne e kemi keqkuptuar se si do të pritej kjo marrëveshje nga shumica e komunitetit të futbollit në botë  dhe si mund të ndikojë në të ardhmen. Ne do të nxjerrim mësime nga kjo që ndodhi.” Kjo është deklarata sipas asaj që raportohet nga Reuters dhe Tariq Panja, gazetar ekspert i Neë York Times, marrë nga L’Equipe dhe faqet e gazetave spanjolle.

Jp Morgan ishte financuesi kryesor i projektit, me një disbursim të madh parash parashikuar në 3.5 miliardë euro për 12 skuadrat që do të merrnin pjesë në kompeticionin e ri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas Financial Times, do të ishte një hua afatgjatë (23 vjet) me një normë prej 2-3%. Ditët e fundit, megjithatë, Standard Ethics, një agjenci e pavarur vlerësimi për qëndrueshmërinë, e kishte ulur vlerësimin e korporatave të JP Morgan.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment