Bota

‘Do të duhet të jetojmë me virusin deri kur të gjendet vaksina”, Fauci: Covid-19 është bërë më i fortë, pandemia është në fillimet e saj

Fauci është shprehur se "Pandemia Covid-19 është ende në fillimet e saj.
Featured image of article: ‘Do të duhet të jetojmë me virusin deri kur të gjendet vaksina”, Fauci: Covid-19 është bërë më i fortë, pandemia është në fillimet e saj Presidenti amerikan, Donald Trump[ dhe

SHBA-Gjendja e Covid-19 në Amerikë është teje e vështirë, pasi ditë pas dite  atje është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të personave të infektuar dhe vikitmave.

Lidhur me këtë situatë, eksperti më i lartë për pandeminë në SHBA, Anthony Fauci ka deklaruar se Covid-19 është bërë më i fortë dhe se ne do të duhet të jetojmë me të deri sa të prodhohet vaksina

“Koronavirusi është bërë më i fortë” dhe se ne ‘do të duhet të jetojmë me të deri sa të gjendet vaksina, e cila mund të jetë gati deri në fund të këtij viti ose fillim të vitit 2021.”- ka deklaruar Fauci.

Gjithashtu ai është shprehur se “Pandemia Covid-19 është ende në fillimet e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai ka paralajmëruar se në qoftë se vendet e botës nuk parandalojnë përhapjen e infeksionit, duke ushtruar edhe rivendosjen e masave të kufizimit aty ku është e nevojshme, nuk do të jemi në gjendje ta përballojme pandeminë në muajt në vazhdim, kur situata edhe mund të përkeqësohet më tej.

Teksa ditët e fundit është anashkaluar nga Presidenti Trump, ku para pak ditësh  u shpreh se Europa e ka menazhduar më mirë se SHBA-ja situatën pandemike, Fauci tha se Trump po vijon ende ta dëgjojë atë dhe se ajo që i ndan është riaktivizimi i shpejtë i ekonomisë.

Burimi: tellerreport

A.C/Dosja.al 

Shto Koment