Rajoni

“Do të dëshironim që të kishte një marrëveshje”/ Palmer: Kosova dhe Republika Serbe e Bosnjës nuk mund të krahasohen

Përsa i përket marrëveshjes që u nënshkrua mes kryeministrit të Kosovës Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, Palmeri ka theksuar se marrëveshja është e drejtuar te mbështetja për normalizimin e raporteve ekonomike. Sakaq ka shtuar se SHBA do i mbështesë në procesin e udhëhequr nga BE-ja për njohjen reciproke.
Featured image of article: “Do të dëshironim që të kishte një marrëveshje”/ Palmer: Kosova dhe Republika Serbe e Bosnjës nuk mund të krahasohen Matthew Palmer

SHBA- I dërguari i posaçëm i shtetit amerikan për Ballkanin Perëndimorë, Matthew Palmer ditën e sotme ka deklaruar se për SHBA dëshiron që mes Kosovës dhe Serbisë dëshironin që të  kishte marrëveshje, pasi kjo do t’i hapte  gjë që do ta hapte rrugën drejt BE-së. Ndër të tjera ai ka thënë se statusi i Kosovës nuk ka asnjë lidhje me Bosnjën

Kosova është shtet dhe kemi raporte diplomatike me të. Sa i përket Republikës Serbe të Bosnjës, korniza për të ardhmen politike është vënë me marrëveshjen paqësore të Daytonit dhe fjala është për të ardhmen e Bosnjës si shtet i pavarur me integritet territorial të pacenueshëm. Ajo e ardhme është më e mira për të gjithë në Bosnjë. Do të dëshironim shumë që të kishim marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që do ta hapte rrugën drejt BE-së”, është shprehur Palmer.

Përsa i përket marrëveshjes që u nënshkrua mes kryeministrit të Kosovës Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, Palmeri ka theksuar se marrëveshja është e drejtuar te mbështetja për normalizimin e raporteve ekonomike. Sakaq ka shtuar se SHBA do i mbështesë në procesin e udhëhequr nga BE-ja për njohjen reciproke.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Normalizimi ekonomik do të duhej ta mundësonte edhe normalizimin politik të raporteve. Isha në Bruksel disa ditë më parë dhe bisedova me Lajçakun, Vuçiqin dhe Hotin. Iu thashë se SHBA-ja e mbështet procesin e udhëhequr nga BE-ja dhe nuk do ta përfshija fare Bosnjën në procese të tilla. Ajo që po ndodh me Republikën Serbe të Bosnjës është çështje e brendshme e Bosnjës dhe ky është qëndrim edhe i Vuçiçit”, ka thënë ai.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment