Sport

“Do të bëjmë 3-4 ndryshime ndaj Moldavisë”, Reja: Ekipi ka nevojë për…

Trajneri i Kombëtares, Eduard Reja, doli në konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj Moldavisë. Tekniku italian zbuloi se në takimin e ditës së nesërm, do të shohim një skuadër ndryshe nga ajo ndaj Islandës. Reja gjithashtu analizoi edhe disa nga problemet e hasura në sfidën e ditës së shtunë.
Featured image of article: “Do të bëjmë 3-4 ndryshime ndaj Moldavisë”, Reja: Ekipi ka nevojë për… Trajneri i Kombëtares, Edy Reja.

Skema 3-5-2- “”Unë nuk pashë probleme në mbrojtje dhe në sulm, por jam dakord që lidhja mes tyre është një problem, duhet punuar për një koordinim sa më të mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje për të sulmuar, të çojmë më shumë topa në zonë. Po përmirësohemi në lëvizje, në lojë ofensive, tani duhet konkretizuar puna që kemi bërë, sepse në mbrojtje luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. Na mungoi finalizimi, ata nuk arritën të bënin më shumë se sa një rast në portë.

Ndryshimet- “Do të shoh formën fizike, dikush mund të pushojë, sepse i kemi rolet të dubluara dhe vetëm ata që janë në 100% do të luajnë. Mbrojtja mund të jetë me 3 ose 4. Në mesfushë do të ketë ndryshime dhe në sulm padyshim, pasi ka lodhje. Në fillim duhet të flas me lojtarët dhje pastaj do shihni formacionin. Kemi dhe 24 orë ende për të parë.

Potenciali i skuadrës- I kemi të gjitha mundësitë, na duhen disa mesfushorë të mirë për të kaluar më para. Me Islandën pamë anën e djathtë që ishte shumë mirë, do të shohim dhe repartet e tjera ku çaluam.

Formacioni- Nuk kam vendosur ende. Kam Uzunin dhe Sadikun që janë gati. Mund të jenë tre katër ndryshime dhe do të vlerësohen me tej. Mbrojtja ka bërë mirë, por mund të ketë ndryshim.

Islanda – Në Islandë luajtëm zotëruam lojën, ata patën një rast dhe shënuan. Siç tha Hysaj ne duhet të vazhdojmë në rrugën e drejtë, të punojmë më fortë.

Problemet: “Nuk i zgjidh dot për një javë a 15 ditë. Do bëjmë maksimumin, po rritemi dhe në krahasim me ndeshjet e mëparshme kemi luajtur më mirë, besoj se jemi dakord për këtë pjesë. Është e qartë që nëse nuk vijnë rezultatet do kritikohem unë, por dua që njerëzit nesër të vijnë në stadium e të na mbështetin, duke pasur durim edhe nëse gjërat nuk shkojnë si duhet në ndonjë moment”.

Sitata aktuale në grup- Nuk mund të flasë për Turqinë dhe Francën, unë duhet të shoh shtëpinë time. Është diçka që nuk ndodh brenda ditës ose javës, ne duam mbështetje dhe nesër besoj se do ta kemi. Objektivi është që skuadra të përmirësoheshe vazhdimisht. Ndeshjet nuk ka përfunduar do të luftojmë deri në fund. Nuk do futemi për barazim, por për të filtruar, e rëndësishme është të dalim nga ndeshja me kokën lart.

Nuk më pëlqen të futem me mentalitetin për barazim. Do të hyjmë për të fituar në fushë. Nëse e bëjmë këtë aspekti moral do të jetë në nivel të jashtëzakonshëm. Fitoret janë të mira për të bërë të besosh të ecësh përpara. Lojtarët kanë nevojë të ndihen të shpërblyer për atë që kanë bërë deri tani. Do ta kërkojmë këtë me të gjitha forcat tona.

Si ndiheni në një ekip kombëtar? Është ndryshe, në kombëtare nuk ke kohë të bësh punën e përditshme që bën në klub. Megjithatë, skuadra është paraqitur me shumë dëshirë dhe është vënë në dispozicion. Janë të gjithë lojtarë profesionistë, shumë prej tyre luajnë në Itali, por edhe në kampionate të tjera dhe kanë filozofi të ndryshme futbolli, Zvicër, Kroaci, Gjermani, Itali. Unë duhet të gjej mënyrën për t’i ndërthurur si duhet filozofitë e tyre të lojës, pastaj jemi në Ballkan dhe është pak e vështirë të punosh qetë në aspektin psikologjik.

Kapiteni –  Nuk ekziston si problem. Nëse do të jetë Mavraj do të jetë ai, nëse jo do të Hysaj. Kjo është zgjedhja përfundimtare, kjo është linja.

Marrë nga Panorama Sport 

L.K/Dosja.al

Shto Koment