Politike

“Do të bëjë show”, Denoncimi: Kryebashkiakja Valbona Sako ua ‘nxin jetën’ punonjësve, si i detyron të japin dorëheqjen

Sipas saj kryebashkiakja Valbona Sako po i detyron punonjësit të japin dorëheqjen duke i stërmunduar në punë edhe gjatë fundjavës apo jashtë orarit të punës.
Featured image of article: “Do të bëjë show”, Denoncimi: Kryebashkiakja Valbona Sako ua ‘nxin jetën’ punonjësve, si i detyron të japin dorëheqjen Valbona Sako

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetareje, e cila është punonjëse në bashkinë e Durrësit.

Sipas saj kryebashkiakja Valbona Sako po i detyron punonjësit të japin dorëheqjen duke i stërmunduar në punë edhe gjatë fundjavës apo jashtë orarit të punës.

“Do të bëjë show televiziv dhe na nxjerr pune ditë shtune, ditë diele dhe çdo pasdite te amfiteatri për t’u dukur amfiteatri plot. Këtu nuk jetohet më, s’ka më liri njerëzore”, shkruan punonjësja e bashkisë.

Denoncimi te Berisha:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Metoda çnjerezore te ndrikulles Sako per te larguar punonjesit nga puna!

Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital. sb

Pershendetje Doktorr , Po te rishkruaj dhe njeher , Jam punonjese ne Bashkine e Durresit , Kryetarja Valbona Sako po na e ben punen me cdo kusht te japim doreheqjen , Do te bej shoë televiziv dhe na nxjerr pune dite shtune dite diele dhe cdo mazdite te amfiteatrri per tu dukur amfiteatri plot , Ketu nuk jetohet me , ska me liri njerezore . I Rrrespektuar.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment