Showbiz

“Do të bëj unfollow”, ‘Plas sherri’ mes Xhemi Shehut dhe Arbana Osmanit: Më çmende….(FOTO)

Së fundmi Arbana ka zbuluar një bisedë mes saj dhe Xhemit, teksa kjo e fundit i thotë se as nuk do ta ndjekë më në rrjetet sociale.
Featured image of article: “Do të bëj unfollow”, ‘Plas sherri’ mes Xhemi Shehut dhe Arbana Osmanit: Më çmende….(FOTO) Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu

TIRANË- Prej disa kohësh moderatorja Arbana Osmani po përgatitet për të publikuar librin e saj më të ri me receta gatimi, ku vazhdimisht instastory i saj është i mbushur çdo ditë me foto gatimesh të ndryshme.

Së fundmi Arbana ka zbuluar një bisedë mes saj dhe Xhemit, teksa kjo e fundit i thotë se as nuk do ta ndjekë më në rrjetet sociale ! Arsyeja është e thjeshtë: Arbana, teksa përgatitet për publikimin e librit të saj më të ri me receta të shpejta, thjesht e ka ‘tepruar’ me gjithë ato gatime që publikon.

E Xhemi si një person që e shijon dhe nuk i thotë ndonjëherë jo ushqimit, nuk mundet t’i shikojë thjesht nga ekrani mos t’i shijojë ushqimet e shijshme të gatuara nga dora e mikeshës së saj, Arbanës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e publikuar nga Arbana Osmani

“Më çmende, më hahet bukë. Do të bëj unfollow”, i ka shkruar Xhemi Arbanës, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka nguruar t’ia kthejë me shaka duke shkruar:“Prishet miqësia mes dy moderatoreve të njohura”.

(a.m/dosja.al)

Një Koment në ““Do të bëj unfollow”, ‘Plas sherri’ mes Xhemi Shehut dhe Arbana Osmanit: Më çmende….(FOTO)

  1. Nuk paska patur faj Iris Luarasi qe i ka mbetur ne provim…shqipja e shkruar le per te deshiruar(!)

Shto Koment