Politike

“Do ta shkarkojmë”, Meta flet për deklaratën e Kodhelit: E kam përzemër, le ta bëjë zëdhënësen e Komisonit të Venecias, e urova për ditëlindje

  • Meta flet pas takimit me “Venecian”: Nuk shkarkohem se s’kam shkelur Kushtetutën, dekoroj Ramën po hapi negociatat
  • I pyetur për deklaratën e deputetes Mimi Kodheli, e cila një ditë më parë u shpreh se Komisioni i Venezias e ka gati opinionin dhe rekomandimin për kushtetutshmërinë e dekreteve për zgjedhjet e 30 qershorit, Meta e kaloi me shaka dhe shtoi se e ka xhan këtë të fundit.

    TIRANË– Presidenti Ilir Meta mbajti një konferencë për mediat pas takimit me Komisionin e Venecias.

    I pyetur për deklaratën e deputetes Mimi Kodheli, e cila një ditë më parë u shpreh se Komisioni i Venezias e ka gati opinionin dhe rekomandimin për kushtetutshmërinë e dekreteve për zgjedhjet e 30 qershorit, Meta e kaloi me shaka dhe shtoi se e ka xhan këtë të fundit.

    Gjithsesi Presidenti u shpreh se Komisioni i Venecias ka në dorë deri më tani rreth 300 faqe raport, por që sipas tij do të shtohen me kalimin e ditëve.

    “Unë nuk ja lejoj vetes të flas në emër të Komisionit të Venezias. Nuk mundem të flas në emër të tyre apo të askujt tjetër.

    Unë flas vetëm në emër të institucionit të presidencës. Unë jam takuar me ta dhe ka qenë një takim më shumë kënaqësi, të cilën e kam shprehur.  Nëse Shqipëria do kishte zbatuar rekomandimet e Venezias, situata do të ishte krejt tjetër.

    Kodheli është një politikane mjaft e rëndësishme e mazhorancës në Kuvend. Ajo ndoshta mund të flasë në emër të komisionit të Venezias, është vendim i saj. Ajo mund të bëjë edhe zëdhënësen e Komisionit të Venecias. Unë e kam shumë përzemër Kodhelin, i ka uruar dhe ditëlindjen se e ka sot.

    Urojeni edhe ju, se edhe me ju është shumë e sjellshme,”- tha Meta më pas.

    Një ditë më parë e ftuar në studion e “Balkaweb”, Kodheli  ushpreh se maxhoranca do t’i shkojë deri në fund shkarkimit të Metës. 

    Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat është shprehur i bindur se nuk shkarkohet. Meta tha se të hënën do publikojë dokumentet që do të dërgohen në Venecia. Ai tha se takimi me anëtarët e Komisionit ishte shumë i frytshëm dhe është i gatshëm që të shkoj në Venecia në 11 tetor. Meta më tej u shpreh se i gjithë debati për shkarkimin e tij bëhet për ta shmangur debatin për datën 18 tetorin.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment