Politike

“Do ta luftojmë ashpër edhe nëse nesër e legalizojmë…”/ Lleshaj: Unë s’jam kundër kanabisit mjekësor

Lleshaj tha se nuk sheh asgjë kundër legalizimit dhe përdorimit të tij për arsye mjekësore, por kjo është një çështje e pambyllur ende.
Featured image of article: “Do ta luftojmë ashpër edhe nëse nesër e legalizojmë…”/ Lleshaj: Unë s’jam kundër kanabisit mjekësor Sander Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, teksa ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri ka thënë se kanabisi është fenomeni më i goditur në vendin tonë.

I ftuar në ‘Opinon” ai ka thënë ndër të tjera se nëse Shqipëria do ta legalizojë kanabisin për përdorim mjekësor, lufta kundër kanabisit sipas Lleshajt do të thellohet. Lleshaj tha se nuk sheh asgjë kundër legalizimit dhe përdorimit të tij për arsye mjekësore, por kjo është një çështje e pambyllur ende.

Pjesë nga Biseda 

Lleshaj: Sot OKB mori vendimin për mos ta quajtur lëndë narkotike. Edhe pse e kanë për përdorim mjekësor. Ne luftën kundër kanabisit do ta thellojmë dhe nëse nesër Shqipëria do ta legalizojë për përdorim mjekësor. Sepse janë dy çështje që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Komunikimi publik është çështje tjetër.

Medini: Ju ka pyetur kryeministri për legalizimin e kanabisit dhe përdorimin e tij mjekësor?

Lleshaj: Çdo vendim që merret për çështje të tilla i nënshtohen proceseve të diskutimit. Unë nuk kam patur gjë kundër legalizimit dhe përdorimit mjekësor…por është një çështje e pambyllur akoma.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lala: Ju keni deklaruar se fenomeni i kanabisit është i vdekur, i qendroni?

Lleshaj: Po.

Lala: Atëherë si ka mundësi që shifrat e prokurorisë flasin për fenomen të kanabizimit në rritje. Në prokurorinë e Krujës janë procedime penale të njejta me 2016. Në Prokurorinë e Posaçme ka procedime për punonjës të policisë. Atëherë ka kanabis masiv?

Lleshaj: Jo, ka goditje masive. Të gjitha procedimet e prokurorisë janë të inicuara nga ne. shifrat e procedimeve janë më shumë, sepse janë goditur më shumë. Më shumë goditje më shumë procedime.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment