Aktualitet

‘Do shkoje në dasma?’/ Mjeku Tritan Kalo nuk ngurron: S’do e refuzoja ftesën, por kujdes me puthjet e përqafimet

Mjeku Tritan Kalo është shprehur se shqiptarët duhet të tregojnë kujdes me zakonet e përshëndetjeve dhe të harrojnë për pak kohë puthjet dhe përqafimet. 
Featured image of article: ‘Do shkoje në dasma?’/ Mjeku Tritan Kalo nuk ngurron: S’do e refuzoja ftesën, por kujdes me puthjet e përqafimet Tritan Kalo

TIRANË– Mjeku Trian Kalo ka folur lidhur me efektetet e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri gjatë muajve të verës. I ftuar në “Report Tv”, Kalo është shprehur se në dasma nuk ka asnjë problem për të shkuar por duhet treguar kujdes. 

Megjithatë ai ka shtuar se shqiptarët duhet të tregojnë kujdes me zakonet e përshëndetjeve dhe të harrojnë për pak kohë puthjet dhe përqafimet. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk do refuzoja asnjë ftesë për dasmë, por që të jenë të kujdesshëm. Përqafimet dhe puthjet janë të tepërta. Koka të na hyjë më shumë në veprim dhe më pak duart. Edhe plazhi me kujdes. Duke respektuar distancën dhe në ato plazhe ku nuk ka derdhje të ujërave të zeza ka rrezik minimal,“- tha Kalo.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment