Aktualitet

“Do rindërtojmë pallatet”, të burgosurit e Drenovës solidarizohen me të prekurit nga tërmeti: S’duam të paguhemi

Ata janë vetëofruar të ndihmojnë në rindërtimin e të gjithë pallateve pa marrë asgjë në këmbim.
Featured image of article: “Do rindërtojmë pallatet”, të burgosurit e Drenovës solidarizohen me të prekurit nga tërmeti: S’duam të paguhemi Foto Ilustruese

KORÇË– Të burgosurit që po vuajnë dënimin në burgun e Drenovës janë solidarizuar me të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti. Ata janë vetëofruar të ndihmojnë në rindërtimin e të gjithë pallateve pa marrë asgjë në këmbim.

“Jemi të gatshëm të punojmë për rindërtimin e pallatëve. Nuk duam të paguhemi, duam vetëm të ndihmojmë. Të rindërtojmë pallatet nën mbikëqyrje,”- mësohet të jenë shprehur ata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet, lëkundja më e fortë e ditës së sotme ishte 5.1 magnitudë e shkallës rihter.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment