Politike

‘Do rezistojmë aty e këtu’, Dash Shehi tregon gabimin e Bashës: Duhej të tërhiqej nga përplasjet…ja ku na dëgjoi

Shehi tha në studion e Report Tv, se deklaratat e Bashës për rezistencë në zgjedhjet lokale provokuan përplasje dhe ishin gabim.
Featured image of article: ‘Do rezistojmë aty e këtu’, Dash Shehi tregon gabimin e Bashës: Duhej të tërhiqej nga përplasjet…ja ku na dëgjoi Dashamir Shehi, aleat i Bashës

TIRANE– Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka treguar gabimin që sipas tij ka bërë Lulzim Basha që prej aksionit për djegien e mandateve. Shehi tha në studion e Report Tv, se deklaratat e Bashës për rezistencë në zgjedhjet lokale provokuan përplasje dhe ishin gabim.

Dashamir Shehi: Basha gaboi kur thoshte do të rezistojmë këtu do të rezistojmë atje. Se duhet të thoshte që s’do rrezikojmë qytetarët për këtë qeveri. Këtu them se gaboi. T’ju thoshte të gjithëve tërhiquni se s’ka pse të përplaset qytetari atje. Le ti gëzohen kësaj. Basha dëgjoi ne. Ti ndoshta s’je dakord, por vendimet janë kolegjiale, dhe kurrë s’merren në mënyrë të tillë. S’pati gjakderdhje, i ka sajuar media këto.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme, aleatët e Bashës, Mediu dhe Shehi zbardhën darkën e zhvilluar dje në Ishëm me frontin opozitar. Ata thanë se opozita është gati për një marrëveshje me kushte, e cila do i jepte vendin edhe hapjen e negociatave.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment