Diaspora

‘Do realizojmë ëndrrën shekullore’, Hoti prezanton planin për lidhjen hekurudhore Prishtinë-Durrës, Kosova do të përfitojë fonde me vlerë 1 milard euro

Gjatë një takimi që ka bër bërë me banorët e Kosovës, Hoti ka thënë se Kosova do të përfitojë 1 miliard euro investime, dhe kjo është një pikë e marrëveshjes që është nënshkruar më 4 shator të vitit 2020 në '' Shtëpinë e Bardhë". 
Featured image of article: ‘Do realizojmë ëndrrën shekullore’, Hoti prezanton planin për lidhjen hekurudhore Prishtinë-Durrës, Kosova do të përfitojë fonde me vlerë 1 milard euro Avdullah Hoti

KOSOVË – Kandidati i Partisë Lëvizja Demokratike e Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti sot ka prezantuar planin hekurudhor Prishtinë-Durrës, modernizimin e hekurudhës për Shkup dhe lidhjen hekurudhore drejt kufirit verior në Leshak.

Gjatë një takimi që ka bër bërë me banorët e Kosovës, Hoti ka thënë se Kosova do të përfitojë 1 miliard euro investime, dhe kjo është një pikë e marrëveshjes që është nënshkruar më 4 shator të vitit 2020 në ” Shtëpinë e Bardhë”. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit që kam nënshkruar me presidentin Trump, Kosova do të përfitojë fonde në vlerë prej 1 miliard euro investime. Do ta realizojmë ëndrrën shekullore për lidhjen hekurudhore Prishtinë-Durrës, do ta modernizojmë hekurudhën për Shkup dhe hekurudhën për Leshak”, tha Hoti. 

(a.k.dosja.al)

Shto Koment