Showbiz

Do quhet ‘Mandarina’ dhe do të largohet nga Top-Channel? Regjisori Altin Basha flet për ‘Portokallinë’: Nuk do ikim, oferta kemi patur, por…

Në një kohë që rrjeti "vloi" me lajme se Portokallinë nuk do ta shohim më në "Top Channel", regjisori Altin Bashka ka reaguar dhe ka sqaruar se emisioni i humorit nuk do të largohet nga Televizioni ku ka qenë për 17 vite me rradhë.
Featured image of article: Do quhet ‘Mandarina’ dhe do të largohet nga Top-Channel? Regjisori Altin Basha flet për ‘Portokallinë’: Nuk do ikim, oferta kemi patur, por… Altin Basha dhe aktorët e Portokallisë.
Përditësuar:

TIRANË–”Portokallia” është një ndër emisionet e humorit në ‘Top Channel’ që pëlqehet shumë nga i gjithë publiku shqiptar. Por ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi se “Portokallia” do të zhvendoset në një tjetër televizion dhe bëhet fjalë për  “Abc News”.

Sipas lajmit të konfirmuar nga burime për Juda.al, thuhet se tashmë programi mund të mbajë emrin “Mandarina”. Kjo pasi regjisori i “Portokallisë”, Altin Basha është parë gjatë ditës së djeshme në studiot e “Abc News”.

Të njëjtat burime treguan se tashmë kontrata është firmosur.

Por në një reagim  të fundit për Panorama  regjisori Altin Basha ka thënë se nuk është e vërtetë që Portokallia  do të  largohet nga Top Channel.

Ai ka hedhur poshtë  zërat e një lëvizje të mundshme nga Top-Channel. Ai thekson se ofertat nga televizionet e ndryshme nuk kanë munguar, madje ato janë të përvitshme.  Basha ka sqaruar se aktualisht, trupa e “Portokallisë” është në punë dhe po përgatitet bashkë me aktorët në skenë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur nëse ka pasur negiociata me televizione të tjera për të larguar emisionin “Portokalli” nga Top Channel, regjisori ka thënë se nuk është e vërtetë.

“Jo, fare! Unë jam marrë me Teatrin këto ditë dhe kam dal në disa media. Për çështjen e Teatrit më thërrasin për intervista dhe për prononcime. Më kanë parë që kam parkuar makinën në ABCNews, jam futur dhe kam takuar drejtorin e informacionit,”- shprehet Basha.

Edhe sa i përket ndryshimit të emrit nga Portokalli në “Mandarina” ai ka thënë se  nuk është e vërtetë.

“Problemi i disa njerëzve është që punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te Portokallia.  E vërteta është se kam shkuar në ABCNews për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me ABCNews për shkak të thashethemeve që janë përhapur. Oferta ka gjithmonë. Unë çdo vit kam oferta nga televizionet. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës më kërkohet kjo gjë. Aktorëve u kërkohet. Thjesht për shkakun që jemi fiksuar me Top-Channel, s’kemi patur interes për ofertat e tjera. Vetëm tani kanë qenë 4 televizione të interesuara për emisionin tonë.  Kjo nuk do të thotë asgjë, është një proces normal. Nuk ka për ne ndonjë çudi, jemi 20 veta, njëherë kontaktohet njëri, njëherë tjetër një aktor tjetër. Madje ne tallemi shpesh herë me këtë gjë. Kjo është e vërteta. Portokallia vazhdon. Ne jemi në punë, jemi në skenë po bëjmë shfaqje.”thotë ai.

(A.C;F.M/Dosja.al)

Shto Koment