Diaspora

“Do qëndrojnë në paraburgim për një muaj”/ Prindërit e personave që dhunuan djalin e Nenad Rashiçit kundërshtojnë vendimin e Gjykatës

Sipas Telegraf, ata shprehen të shqetësuar për vendimin e gjykatës për t'i mbajtur një muaj në paraburgim dhe e kanë quajtur një masë të rreptë. 
Featured image of article: “Do qëndrojnë në paraburgim për një muaj”/ Prindërit e personave që dhunuan djalin e Nenad Rashiçit kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Prinderit para gjykates

KOSOVË-Rreth 20 prindër të nxënësve të shkollave të mesme që morën pjesë në dhunimin e djalit të politikanit serb në Kosovë Nenad Rashiç, janë mbledhur pasditen e sotme para stacionit të policisë në Graçanicë, në shenjë pakënaqësie për vendimin e marrë ndaj tyre.

Sipas Telegraf, ata shprehen të shqetësuar për vendimin e gjykatës për t’i mbajtur një muaj në paraburgim dhe e kanë quajtur një masë të rreptë.

“Ne, prindërit e fëmijëve të ndaluar, jemi të bashkuar në mendimin se vendimi i gjykatës ishte shumë i rreptë dhe që të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha Slavisha Ristiq, babai i njërit prej tyre.

Ndërsa, Maja Gjokiq, motra e një prej tyre ka thënë se djemtë në paraburgim kanë rënë dakord për gjithçka, por ngjarja ka shkuar shumë larg pasi ka pasur ndërhyje politike.

Midis të arrestuarve janë edhe ata që janë thirrur si dëshmitarë. Këtë e ka deklaruar motra e njërit prej personave. Ajo ka thënë se ai ka shkuar në spital për të çuar shokun, por u arrestua.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Vëllai im ishte dëshmitar i rrahjes. Ai ka transportuar shokun e plagosur në spital. Ai dha një deklaratë në polici, u kthye në shtëpi dhe mori një thirrje tjetër për të shkuar si dëshmitar në stacionin e policisë. Pas dy ose tre orësh, ne kuptojmë se ai është në paraburgim dhe nuk dimë ndonjë arsye pse ai është në paraburgim, dhe tani, si të tjerët, ai është ndaluar për një muaj,” tha Bojan Zhiviq.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në një seancë ditën e sotme ka vendosur një masë sigurie për 7 të personat që dyshohen se kanë qenë të përfshirë në sulmin ndaj djalit të politikanit serbë në Kosovë, Nenad Rashiç. Ndaj të dyshuarve është marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Nikolla Rashiç u sulmua para dy ditësh nga disa persona. Gjatë sulmit, Nikolla është dëmtuar në kokë, fytyrë si dhe i janë thyer disa dhëmbë. Dhunimin e djalit të Nenad e ka dënuar Vjosa Osmani, Albin Kurti, Enver Hoxhaj si dhe ambasadori britanik në Kosovë  Nicholas Abbott.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment