AktualitetPolitike

“Do pushtojmë ambasadën amerikane”, aktivistja e Teatrit thirrje diplomates Yuri Kim: Ose dil prononcohu për këtë krim, ose ne…

Ndërsa Budina nuk i kurseu akuzat edhe për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca. 
Featured image of article: “Do pushtojmë ambasadën amerikane”, aktivistja e Teatrit thirrje diplomates Yuri Kim: Ose dil prononcohu për këtë krim, ose ne… Adrian Kalaja, aktiviste

TIRANË- Aktivistja Adriana Kalaja dhe regjisori Edmond Budina iu kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë, në të kundërt do të pushtojnë ambientet e ambasadës amerikane.

Na kanë nxjerrë zvarrë dhe kanë përzënë mediat. Një mijë policë erdhën për 5 minuta. E papranueshme. Ambasadores së Amerikës ,ose dil prononcohu për këtë krim, ose ne do të pushtojmë Ambasadën e Amerikës. Është e papranueshme” tha ajo.

Ndërsa Budina nuk i kurseu akuzat edhe për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“I bëj thirrje KE-së dhe popullit ta kuptojë se në cfarë gjendje është. Duhet të ngrihemi të gjithë. Zoti Soreca na keni dhënë fjalën se do të veproni, turp! Jam nënshtetas italian dhe si qytetar europian nuk mund ta pranoj këtë. Dhe ambasadorja amerikane që bëri shoë me Edin dhe tani u shkatërrua. Unë i akuzoj të gjithë. Ky shtet është kriminal.”-tha Budina.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(F.g/dosja.al)

3 Komente në ““Do pushtojmë ambasadën amerikane”, aktivistja e Teatrit thirrje diplomates Yuri Kim: Ose dil prononcohu për këtë krim, ose ne…

  1. Shqiperia ra. Eshte prone e Edi Rames dhe Erjoni qahajaj i tij. Turp! Turp! Turp!!!!!!
    Ambasada e Amerikes dhe e BE jane bere vegla te Edi Rames.
    Shqiperia eshte diktature, me keq se ne vitin '90!!!!!
    Nuk eshte kjo Shqiperia qe duam.

  2. Që atë ditë kur ambasada amerikane lejoi zgjedhje një partiake u pa se kjo administratë e presidentit Tramp nuk e don qetësinë në shqipëri por në kemi një lider të opozitës frikacak e të pa aftë pasi revolucionin e përgatiti populli që gati ai u tërhoq.
    Ndryshimet e mëdha duan lidera guximtar

  3. Se pari, kjo zonja eshte nje kontabiliste dhe ska lidhje me teatrin.
    Se dyti, aktoret, regjizoret apo kushdo tjeter qe punon perdite ne ato godina qe u shemben, marrin rrogen rregullisht. Perkohesisht, do zhvendosen ne nje objekt te rikonstruktuar, derisa te behet teatri i ri. Ku qendron problemi i tyre ketu ?!
    Se treti, si qytetar me vjen keq per politizimin e ceshtjes. Ata qe duan te bejne politike, bujrum, t'i mbushin mendjen popullit qe duhet te ndryshohet qeveria, te bejne opozite ne parlament dhe te kthejne vendin aty ku i takon.
    Partia Socialiste do te ndertoje ashtu sic ka ndertuar dhe PD a LSI; kulla, qendra tregtare e ku di une se cfare tjeter !!!!
    Pse nuk ngrihemi ne per cmimin me te larte te karburantit ne BE dhe me nje cilesi te dobet ?!
    Pse nuk ngrihemi ne si popull qe skemi nje rruge bregdeti nga velipoja ne sarande me standarte per 2 ore ?!
    Pse nuk ngrihemi per cmimin e larte te shtepive, dyqaneve etj kur nuk i pergjigjet tregut referimi informal i tyre ?!
    Sa probleme ka populli dhe politika na heq vemendjen me dashje ?!
    Sa e bombardon popullin media me info 24 ore dhe skemi kohe per asgje tjeter ?!
    Cfare duhet te bejme ???????

Shto Koment