Politike

“Do plotësojnë tre formularë”, Gjonaj shpjegon hap pas hapi si e përfitojnë lirnë të burgosurit në kohën e koronavirusit, ç’ndodh me ata që janë të rrezikshëm

VIDEO
Në mbledhjen e zhvilluar me ministrat dhe kryeministrin Rama online, Gjonaj tha se do të ketë komisione të posaçme që do të shqyrtojnë dokumentet e të dënuarve, të cilët duhet të plotësojnë 3 formularë bashkë me familjarët e tyre. Ministrja shtoi se do të ketë edhe komunikim me prokuroritë dhe policitë e zonave ku banojnë këta të dënuar nëse përbëjnë rrezikshmëri.
Featured image of article: “Do plotësojnë tre formularë”, Gjonaj shpjegon hap pas hapi si e përfitojnë lirnë të burgosurit në kohën e koronavirusit, ç’ndodh me ata që janë të rrezikshëm Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka sqaruar se si do të shqyrtohen dokuemntet e të dënuarve që do të lirohen përkohësisht për shkak të periudhës së Covid-19. Në mbledhjen e zhvilluar me ministrat dhe kryeministrin Rama online, Gjonaj tha se do të ketë komisione të posaçme që do të shqyrtojnë dokumentet e të dënuarve, të cilët duhet të plotësojnë 3 formularë bashkë me familjarët e tyre. Ministrja shtoi se do të ketë edhe komunikim me prokuroritë dhe policitë e zonave ku banojnë këta të dënuar nëse përbëjnë rrezikshmëri.

RamaDy fjalë për aktin normativ të djeshëm për mënyrën si do bëhet dalja e atyre personave për 3 muaj nga burgjet. Çfarë po bëhet aktualisht për të implementuar aktin?

GjonajPo kryeministër, me hyrjen në fuqi të aktit normativ, drejtori i burgjeve ka nxjerrë udhëzimet për ngritjen e komisioneve të posaçme që do të shqyrtojnë dokumentet e të dënuarve. Komisioni i çdo IEVP do të jetë i pari që do të shqyrtojë kërkesën dhe dokumentet e kërkuara nga legjislacioni. Janë miratuar 3 formularët, një që plotësohet nga i dënuari, i dyti është deklarata e përgjegjësisë që firmos i dënuari që do të dalë dhe formulari i tretë, është ai që jep çdo familjar duke dhënë pëlqimin për faktin që personi i dënuar do të rrijë në shtëpinë e tij. gjithashtu do të merret edhe informacioni i nevojshëm për kriteret ndaluese që përmban akti normativ, nëse kanë rrezikshmërinë për ambientit ku do të jetojnë. I gjithë procesi është i rregulluar nëpërmjet akteve. Numri total i të burgosurve është 600, por mund edhe të ulet, nëse nuk përmbushin kriteret.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbjedhje online, ku ministrat që janë më të përfshirë në luftën kundër COVID-19 kanë raportuar para tij. Manastirliu, Gjonaj, Ahemtaj, Xhaçka, Lleshaj e Ahmetaj kanë treguar të gjitha masat që kanë marrë këto ditë. Kreu i qeverisë u ka kërkuar që të ndihmojnë sa më shumë pensionistët dhe të mos i lënë të dalin nga shtëpitë. Rama tha se pajisjet mjekësor u blenë të Turqi dhe nuk ishin dhuratë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment