Aktualitet

“Do piqja qengjin në hell”, banorët e pastrehë të Vorës ndezin qirinjtë e shpresës në çadër

Pavarësisht faktit se prej prej një muaji ata jetojnë në çadër, pasi tërmeti i 26 nëntorit ua shkatërroi shtëpinë, sërish kjo nuk i ka penguar të besimtarët katolikë të festojnë datën e lindjes së Krishtit.
Featured image of article: “Do piqja qengjin në hell”, banorët e pastrehë të Vorës ndezin qirinjtë e shpresës në çadër Familja Kranja dhe gazetarja

TIRANË- Ne ditën e Krishtlindjes, familja Kraja u zgjua nën çadër, aty ku edhe ndëzi qirinjtë e shpresës për vazhdimësinë e jetës. Pavarësisht faktit se prej prej një muaji ata jetojnë në çadër, pasi tërmeti i 26 nëntorit ua shkatërroi shtëpinë, sërish kjo nuk i ka penguar të besimtarët katolikë të festojnë datën e lindjes së Krishtit.

Në një intervistë për gazetaren e Top Channel familja kryefamiljari Kranja u shpreh se nuk kishte festuar më parë në kështu, duke qenë se bashkë me familjen jetonin në Greqi.

GAZETARJA: Jeton njeri në këtë pallat?

S.KRANJA: Jo sepse pallati ka dal i pabanueshëm dhe njerëzit kanë frikë të rrinë aty.

A.KRANJA: Një Zot i madh e di se si kemi shpëtuar.

GAZETARJA: Duke qenë se ju përmendët  Zotin, pak më parë më treguat se keni jetuar në Greqi dhe i keni festuar Krishtlindjet çdo vit. Si i keni festuar Krishtlindjet atje?

A.KRANJA:  Aq bukur, aq mirë sa s’kam më.

GAZETARJA: Më bëj pak dallimin e këtyre Krishtlindjeve me ato të kaluarat?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A.KRANJA:  Asnjëherë si kam festuar si këto. Unë po rri në çadër, shiu bie dhe unë po rri brenda.

GAZETARJA: Zonja Atika shkojmë shtrojmë drekën?

A.KRANJA:  Me ato që ka nëna do ta shtrojmë, ndërsa në Greqi do të bëja gjitha të mirat. Do piqja qengjin, në darkë do të shkonim në Kishë, ndërsa dreka do të hahej me familjen në vendin më të bukur.

GAZETARJA:  Që nga data 26 nëntor ju qëndroni këtu, është ftohtë natën?

A.KRANJA:  Nata dhe mëngjesi është i ftohtë. Këtë qiri po e ndez për shpirtin e atyre që humbën jetën nga ky tërmet.

S.KRANJA: Unë po e ndez për shpresën.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment