Bota

“Do nxjerr provat”/ Virologia kineze bën deklaratën e fortë: OBSH bashkëpunoi me Kinën për të  krijuar COVID-19 në laborator

Mjekja e quan pandeminë një katastrofë historike që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Duke folur për mediat italiane, ajo tregoi se kolegë të saj i thanë që të mbylle gojën dhe të fshehë të vërtetën.
Featured image of article: “Do nxjerr provat”/ Virologia kineze bën deklaratën e fortë: OBSH bashkëpunoi me Kinën për të  krijuar COVID-19 në laborator Li-Meng Yan

KINË– Koronavirusi ka krijuar një situatë të vështirë në mbarë botën pasi prej fundit të dhjetorit të 2019 kur virusi shpërtheu në Kinë e pas në më shumë se 200 shete, ka vrarë me mijëra njerëz.

Ndërkohë virologia kineze, Li-Meng Yan e cila pretendoi se ka prova që vërtetojnë se Kina ka krijuar qëllimisht këtë virus vdekjeprurëse ka reaguar sërish me një deklaratë të fortë.
Ajo ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bashkëpunuar me Kinën për të krujuar COVID-19 në laborato.

“Nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, por me një patogjen artificial të lëshuar nga një laborator.”- është kjo deklarata e fortë që ka bërë virologia kineze, Li-Meng Yan, e cila fajëson Kinën për këtë pandemi globale. Sipas saj, qeveria e Pekinit ka gënjyer për entitetin real të Sars-Cov-2.

“Askush nuk po thotë të vërtetën: OBSH bashkëpunon gjithashtu me Partinë Komuniste Kineze.”– shprehet ajo.

Virologia ka premtuar se së shpejti do të nxjerrë provat që konfirmojnë teorinë e saj.
Ajo premtoi se do të zbulojë provat që konfirmojnë teorinë e saj: Së shpejti unë do të botoj një raport tjetër, përveç atij që kam publikuar. Ai do të përmbajë shumë detaje specifike se si u zhvillua virusi dhe kush kishte në posedim substancat e përdorura. Në atë moment të gjithë do të mund të shohin se kam të drejtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mjekja e quan pandeminë një katastrofë historike që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Duke folur për mediat italiane, ajo tregoi se kolegë të saj i thanë që të mbylle gojën dhe të fshehë të vërtetën.

“Tregu i Wuhan është vetëm një justifikim, nuk ka asnjë lidhje me përhapjen e virusit.”– u shpreh Yan.

Burimi: MBS

A.C/Dosja.al

Shto Koment