Aktualitet

“Do ngelesh gjithmonë në zemrat tona”/ ‘Lumë’ komentesh në rrjet për ekzekutimin e Vilson Tafçiut (FOTO)

Në rrjet ka shumë reagime për vrasjen e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu në zonën e Astirit në Tiranë.
Featured image of article: “Do ngelesh gjithmonë në zemrat tona”/ ‘Lumë’ komentesh në rrjet për ekzekutimin e Vilson Tafçiut (FOTO)

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme pranë një lokali në zonën e Astrit në Tiranë u vra me plumba 28-vjeçari Vilson Tafçiu Noka. Mësohet se familja e tij në Dibër ka hapur dyert e mortit. Familjarë, të afrëm dhe miq kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale për vdekjen e 28-vjeçarit. Ata shprehen se janë hidhëruar shumë nga lajmi që kanë marrë.

Postime për Vilson Tafçiu Noka

“Zoti shpirtin ne xhehnet inshallah Vilson Noka …do ngelesh gjithmon ne zemrat tona”, shkruan njëri prej tyre”, shkruan njëri prej tyre.

Postime për Vilson Tafçiu Noka

Mbrëmjen e djeshme në orën 20:45 u ekzekutua me armë zjarri në Astir Vilson Tafçiu Noka. Mësohet se 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë në momentin që u thirr nga jashtë nga disa persona. Sapo Vilsoni kaloi pragun e lokalit u qëllua me tre plumba në gjoks nga personat që e thirrën dhe mbeti i vdekur në vend. Për këtë ngjarje Policia ka shpallur në kërkim shokun e tij, me iniciale N.D, pasi akuzohet se e nxorri në pritë të riun.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(J.V;F.G/Dosja.al)

Një Koment në ““Do ngelesh gjithmonë në zemrat tona”/ ‘Lumë’ komentesh në rrjet për ekzekutimin e Vilson Tafçiut (FOTO)

  1. Sa e pakuptimte Autori i krimit jepet ne shkrim me iniciale nderkohe qe eshte shpallur ne kerkim. Kur shpallet ne kerkim apo "Wanted" jepet me emrin dhe mbiemrin e plote dhe foton ….

Shto Koment