Aktualitet

“Do na vishni edhe brekë mbi pantallona”, Veliaj kujton vitet në “Sami Frashëri”, Bregu: Na dridheshin këmbët nga kërkesa e llogarisë! Topi: Ishte koha e flokëve të gjatë…

VIDEO
Aty ku kanë mësuar personalitete të Shqipërisë, duke nisur nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, ish-kryeministri Fatos Nano, kryebashkiaku Erion Veliaj, lideri i opozitës, Lulzim Basha, ish-deputeti aktualisht drejtori i Përgjithshëm i Top Channel Ben Blushi, Dashamir Shehi, Bamir Topi, Majlinda Bregu, Saimir Tahiri, etj.
Featured image of article: “Do na vishni edhe brekë mbi pantallona”, Veliaj kujton vitet në “Sami Frashëri”, Bregu: Na dridheshin këmbët nga kërkesa e llogarisë! Topi: Ishte koha e flokëve të gjatë… Majlinda Bregu, Bamir Topi, Adrian Civici dhe Erion Veliaj

TIRANË– “Sami Frashëri” është gjimnazi ikonë që njihet ndryshe si shkolla e ‘VIP-ave’ duke qenë tempulli për ndërtimin e intelektualëve, të shtetarëve dhe politikanëve. Aty ku kanë mësuar personalitete të Shqipërisë, duke nisur nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, ish-kryeministri Fatos Nano, kryebashkiaku Erion Veliaj, lideri i opozitës, Lulzim Basha, ish-deputeti aktualisht drejtori i Përgjithshëm i Top Channel Ben Blushi, Dashamir Shehi, Bamir Topi, Majlinda Bregu, Saimir Tahiri, etj.

Ndryshe njihet edhe si shkolla e ‘VIP-ave’ duke qenë tempulli për ndërtimin e intelektualëve, të shtetarëve dhe politikanëve.

Mirëpo tani kjo shkollë nuk do të ekzistojë më dhe mbi të do të ngrihet një godinë e re. Të ftuar në emisionin “Ora e Tiranës”, ish-presidenti Bamir Topi, eksperti i ekonomisë Adrian Civici, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu kanë kujtuar kohët që kanë kaluar në këtë shkollë.

Nuk mund të them që ishte një shkollë që ishte e destinuar për të prodhuar politikanë. Ndonjëherë gjëra vijnë në mënyrë rastësore. Pjesëmarrja ime në politikë ka qenë aksidentale. Kanë qenë vite ku niveli ekonomik ishte i tillë që nuk të lejonte që të visheshe dhe sistemi më tepër. Ne arrinim që të bënim atë që mundeshim. Ishte tendenca për të mbajtur flokë të gjata,”– tha Topi.

Mbaj mend që merrnim ndonjë magnetofon me vete. Sa herë kishim orë pushimi mblidheshim dhe dëgjonim këngët,”– tha Civici.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kujtuar disa nga momentet e veçanta në këtë shkollë. Veliaj ka sjëllë në kujtesë stilin e veçantë të veshjeve por edhe sfidat që bënin midis shkollave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësoje si të argumentoje si të mësoje mirë, por edhe bënim qejf shumë. Vishnim një lloj kanatjere mbi T -shirt. Kishte ato njollat e topit, binte zilja dhe hë se kemi një pikë të fundit shkonim në klasë gjithë djersë. Dhe më kujtohet profesori më thoshte Erion ça është kjo modë e re. Kanatjerja mbi bluzë. Ndonjë ditë do na vishni brekë mbi pantallona se s’po e kuptojmë. Kujtimi më i bukur ka qenë kur dolëm kampion të debatit. Ka qenë ndeshje shumë e ngarkuar mes shkollave. Jam njohur me shumë kolegë të shkollave që i mbaj miq,”– tha Veliaj.

Majlinda Bregu kujton disa nga momentet më të veçanta në gjimnazin Sami Frashëri.

“Kërkesa e llogarisë na bënte të na dridheshin këmbët kur shkonim në mëngjes dhe kishim fizikë ose matematikë. Më kujtohet se kam pasur nja dy palë vëthë të vegjël ishte shpikje e bërë vete mes vajzash. I ndërroja ditë pas dite. Dhe një ditë mësuesi më pyet ca i këto që i ndërron,”- tha Bregu.

Shkolla “Sami Frashëri” është prishur, pasi ka pësuar goditje të forta nga tërmet i 26 Nëntorit, dhe ka nisur puna për ndërtimin e një godine më të madhe e më të sigurt.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment