Showbiz

‘Do mësoj nga ky gabim’/ U kritikua nga njerëzit pasi mori ofertën për të luajtur rolin e një transgjinori në film, Halle Berry refuzon ftesën e producentëve

Pas kritikave të shumta në rrjete sociale nga komuniteti LGBTI, Halle Berry ka refuzuar rolin e një transgjinori.
Featured image of article: ‘Do mësoj nga ky gabim’/ U kritikua nga njerëzit pasi mori ofertën për të luajtur rolin e një transgjinori në film, Halle Berry refuzon ftesën e producentëve Halle Berry

AMERIKE– Aktorja e njohur Halle Berry ka marrë një ofertë për të luajtur rolin e një transgjinori mirëpo duket se kjo nuk është pritur mirë nga njerëzit.
Pas kritikave të shumta në rrjete sociale nga komuniteti LGBTI, Halle Berry ka refuzuar rolin.

Aktorja 53 vjeçare e lajmëroi ofertën që kishte marrë për të luajtur një personazh të tillë pak ditë më parë në një video live në Instagram.

Por pasi u “kryqëzua” në komente, ylli i “Hollywood” reagoi përmes një statusi në Tëitter, përmes të cilit kërkoi falje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E kuptoj që nuk duhet ta kisha konsideruar këtë rol dhe se komuniteti i trasnsgjinorëve duhet të ketë mundësinë t’i tregojë vetë historitë e tyre. Jam mirënjohëse për këshillat dhe bisedën kritike të disa ditëve më parë, e do vazhdoj të dëgjoj, të edukohem e të mësoj nga ky gabim,” shkroi aktorja e njohur.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment