Aktualitet

“Do më vrasin”, Gjykata e Durrësit ekstradon terroristin rus Rasul Mislaev

Mislaev do të ekstradohet drejt Rusisë ku kërkohet për terrorizmin.
Featured image of article: “Do më vrasin”, Gjykata e Durrësit ekstradon terroristin rus Rasul Mislaev Terroristi Rasul Mislaev

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka pranojë të ekstradojë drejt rusisë terroristin Rasul Mislaev. Mësohet se vendimi është marrë nga gjyqtari Paulin Cena.

Mislaev kërkohet nga autoritetet ruse si pjesë e organizatës terrosite ISIS.

Në seancën e mëparshme rusi i kërkoi Gjykatës që mos ta ekstradoni pasi do ta vrisnin në Rusi. “Ju lutem mos më ekstradoni, do më vrasin,”- mësohet të jetë shprehur ai.

34-vjeçari akuzohet se në Qershor të vitit 2013 është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS).

Ai gjithashtu akuzohet të ketë qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

(f.m/dosja.al)

 

Shto Koment