Politike

“Do më shumë Margartia Tutulanin se Monikën”/ Meta i kthehet Ramës flakë për flakë: O shoku thirri mendjes!

Në fjalën e tij, Rama me ironi tha se presidenti donte më shumë Margarita Tutulanin se bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, ndërkohë që nuk ka munguar reagimi nga kreu i shtetit. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se kryetarja e LSI-së braktisi Kuvendin.
Featured image of article: “Do më shumë Margartia Tutulanin se Monikën”/ Meta i kthehet Ramës flakë për flakë: O shoku thirri mendjes! Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili e përmendi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, Rama me ironi tha se presidenti donte më shumë Margarita Tutulanin se bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, ndërkohë që nuk ka munguar reagimi nga kreu i shtetit. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se kryetarja e LSI-së braktisi Kuvendin.

“O shoku thirri mendjes!  Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë! Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner! LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT,”-shkruan Meta. 

Më pas Meta reagoi sërish: O shakaxhinjtë e integrimit! Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time! As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe!  Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi.  O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre. Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre. Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë!  Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndizet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit sulmon ashpër nga Presidenca, ndërsa kreu i qeverisë e konsideron veten “Skënderbe”. Mes debatit futet edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment