Aktualitet

“Do më pëlqente shumë të bëhesha dhëndër, por s’kam moshë”/ Pëllumb Pipero flet për ‘famën’ që i dha COVID: Do më mungoni!

Pipero u shpreh se s'ka moshë të ndryshojë profesion, apo të bëhet dhëndër.
Featured image of article: “Do më pëlqente shumë të bëhesha dhëndër, por s’kam moshë”/ Pëllumb Pipero flet për ‘famën’ që i dha COVID: Do më mungoni! Pëllumb Pipero

Tiranë- Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka folur në “Abc e mëngjesit” për ‘famën’ që ka fituar gjatë periudhës së pandemisë. Ai tha se i ka mirëkuptuar të gjitha kërkesat e mediave por u shpreh se nuk ka patur mundësi që të ishte i pranishëm në të gjitha.

 

“Unë i kam mirëkuptuar kërkesat. E kam quajtur një detyrë të rëndësishme komunikimin me qytetarët. Jo te gjithë kemi mundur të shkojmë, por besoj se kemi pasur një mision të vështirë në këtë situatë dhe pa ju do e kishim të pamundur”, tha mjeku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai tha më tej se tashmë nuk ka moshë të bëhet dhëndër apo të ndryshojë profesion.

“Do më pëlqente shumë të bëhesha dhendër por nuk kam moshë. Dhe nuk kam moshë që të ndryshoj profesion. Unë nuk jam yll, por pas kësaj ju do më mungoni. Ndodh ndonjëherë që kur vonohet ndonjë telefonatë nga ju të medias them çfarë ka ndodhur”, deklaroi mjeku.

J.V/Dosja.al

Shto Koment